Dua Lipa e gatshme për ceremoninë e ‘Grammy Awards’: Është një vit i mirë për ndryshime
Autori: Gazeta inFokus 22:25 | 09 February 2019
Dua Lipa ka qenë femra e dytë më e dëgjuar në vitin 2018 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e para në Mbretërinë e Bashkuar. Albumi që mban emrin e saj e që udhëhiqet nga hitet “New Rules” dhe “IDGAF, ka qenë albumi i katërt më i dëgjuar në Spotify në SHBA në vitin e kaluar.
Karriera e saj ka nisur që në moshë të re dhe ngjashëm sikur Justin Bieber, Shawn Mendes e shumtë të tjerë – duke publikuar në YouTube versione të saj të këngëve të popullarizuara (që njihen si ‘cover’) – shkruan Vanity Fair.
Pos muzikës, ajo është shndërruar edhe në një yll stili duke zbukuruar ballinat e revistave të popullarizuara. Një prej tyre ka qenë edhe versioni britanik i Vogue. Ndërkaq, me postimin e fotografive nga evenimentet e ndryshme, në profilin e saj në Instagram ka arritur afro 26 milionë ndjekës.
Krahas sukseseve të mëdha gjatë 12 muajve të shkuar, Dua është nominuar në dy kategori në për Grammy Awards: ‘Artistja e re më e mirë’ dhe ‘Kënga më e mirë e zhanrit Dance’ (për “Electricity”, bashkëpunimin me dyshen “Silk City” që përbëhet nga Diplo dhe Mark Ronson).
Në kategorinë për artisten e vitit, këngëtarja shqiptare është njëra prej gjashtë femrave të nominuara, krahas Bebe Rexhës, Jorja Smith, Chloe x Halle, H.E.R., Margo Price, Greta Van Fleet dhe këngëtari Luke Combs.
Po ashtu, tashmë është konfirmuar se Lipa do të jetë një prej performuesve në evenimentin e të dielës mbrëma në Staples Center në Los Angeles.
Në një intervistë për Vanity Fair, Dua ka folur për nominimet e saj, kë shpreson ta takojë në ceremoninë e Grammy Awards, si edhe për planet e të ardhmes dhe se çfarë duhet të presim nga albumi i saj i ri.
“Oh, Zot. Akoma më duket joreale. E dini çfarë? Për disa javë nuk kam mundur të besoja”, ka thënë 23-vjeçarja kur është pyetur se si ndihet pas nominimit për Grammy.
Dua ka një stil të veçantë në veshjen e saj (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)
“Si artiste britanike, kur të jepet një njohje e këtillë, jam shumë e gëzuar dhe shumë falënderuese për të. Nuk di si ta them me fjalë, por jam falënderuese për fansat e mi, ata që e dëgjojnë dhe e shpërndajnë muzikën time, dhe që po arrin te shumë njerëz, prandaj kam marrë dy nominime. Jam shumë e lumtur, e emocionuar dhe e entuziazmuar. Asnjëherë më parë nuk kam qenë si e nominuar në Grammy. Është një emocion krejt i ri. Kësaj radhe ndihem si pjesë e plotë e ceremonisë”.
“I njoh shumicën prej tyre (konkurrentët për çmimin e artistit të ri). I njoh të gjitha femrat në atë kategori. Është një dallim i madh nga vitet e kaluara, të shohësh kaq shumë femra të përfshira në Grammy. Dhe është gjë e mirë kur të jepet kjo mundësi dhe kjo njohje. Mendoj se është një vit i mirë për ndryshime dhe është bukur të jem pjesë e një viti të tillë”, ka shtuar më tej këngëtarja.
Gjatë intervistës, Dua ka thënë se për të ka qenë Pink këngëtarja që e ka bërë performancën më të mirë në Grammy, ndërsa të dielën mbrëma shpreson ta takojë Alicia Keys. “E dua atë (Alician). I kam kënduar këngët e saj kur kam qenë e vogël”, ka thënë 23-vjeçarja.
“E shndritshme. Elegante, pakëz dramatike – por, në të njëjtën kohë, mendoj se është klasike. Ndihem komode në atë veshje. Mendoj se kjo është më e rëndësishmja” – kështu e ka përshkruar Dua veshjen që ka zgjedhur për mbrëmjen e rëndësishme.
Këngëtarja ka thënë se është duke u përgatitur për një këngë të re këtë vit, mirëpo dëshiron që ta bëjë përzgjedhjen e duhur. “Dua të jem e sigurt se do të jetë një fillim i përsosur për albumin e dytë. Është akoma në fillim. Shpresoj t’ju sjell diçka këtë vit”, ka deklaruar ajo.
Të tjera
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka...
-
Në janar do të hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Arifi: Kanë filluar pipat e propagandës elektorale të LVV nëpër rrjete sociale
Ish-diplomati Avni Arifi, parashikon se Vetëvendosja do të zvhillojë fushatë ...
-
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolac...
-
Gërvalla nderon heronjtë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në 21 vjetorin e vrasjes së tyre
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar zyrtarët e poli...
-
Hoxhaj nesër nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nesër pritet që nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, t’i jepet titulli “Doc...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
Për tri ditë radhazi Policia e Kosovës në aksionet e saj në Zveçan, Zubin Pot...
-
Skandaloze: Shkëlzen Gashi i quan mediat organizata kriminale, e gazetarët kriminelë
Analisti Shkëlzen Gashi ka lëshuar një deklaratë skandaloze për mediat dhe ga...
-
Shkuarja në zgjedhje me VV-në, Meta: Gërvalla e Peci vendosën për interes të tyre, jo të partisë
Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk...
-
Konjufca e pret nesër homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga...
-
Dyshohet se vrau gruan e tij Gjyljeta Ukellën, Edmond Lajçi nuk tentoi kurrë t’i takojë fëmijët
Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktaku...
-
Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq
Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit. Megj...