Icardi s’ka rinovuar me Interin, argjentinasin e kërkojnë të gjithë
Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 06 February 2019
E ardhmja e Mauro Icardit vazhdon të jetë një temë diskutimi në futbollin italian.
Ndërsa drejtuesit e klubit zikaltër janë të bindur për qëndrimin e sulmuesit argjentinas në Milano, bashkëshortja dhe njëkohësisht agjentja e lojtarit, Wanda Nara, jo pak herë ka lënë të kuptohet të kundërtën, e kjo ka bërë që e gjithë Europa të tentojë blerjen e kapitenit të Interit.
Media italiane flet për kontaktet e nisura nga Manchester United, Juventus e Chelsea me futbollistin, por në garë për të duket se janë edhe dy klubet e La Ligës, Real dhe Atletico Madrid. Madje, flitet se edhe Barcelona mund të bëjë tentativën e saj për Icardin, që e sheh si zëvendësuesin e Luis Suarezit në të ardhmen.
Përfaqësuesit e Icardit e kanë të qartë situatën e tij dhe duan që t’i garantojnë një përmirësim në nivel sportiv dhe ekonomik të karrierës së tij.
Kampionati spanjoll duket se është opsioni që e tërheq më shumë Icardin, i cili nga ana e tij e ka konsideruar Madridin si vendin e tij të preferuar për të vijuar karrierën e tij. Për më tepër, tek Interi e dinë se, nëse ai nuk rinovon kontratën, atëherë çmimi i Icardit për transferimin te një skuadër tjetër do të ulet ndjeshëm.
Të tjera
-
Ku dhe si i gjeti policia kamerat në veri?
Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion policor edhe dy persona të tjerë, n...
-
Nagavci: Në Podujevë do të ndërtohet Qendra e Kompetencës
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, si dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim B...
-
FSK përfundon ushtrimin fushor “Steel Wolf”
Regjimenti i Dytë (R2K) i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së ka realizuar...
-
Hill për dështimin e takimit Kurti-Vuçiq: Jemi të dekurajuar
Në një intervistë dhënë së fundi, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Ameri...
-
BE-ja sanksionon financuesit e Hamasit
Bashkimi Evropian ka ngrirë asetet dhe ka vendosur ndalesa të udhëtimit për d...
-
Keqpërdorim i hapësirës publike, në mes të sheshit të Prishtinës bëhet propagandë fetare
Në sheshin e Prishtinës, një grup prej disa personave kanë dalë këtë të premt...
-
Qeveria liron nga pagesat e shërbimeve kadastrale disa kategori
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka aprovuar Udhëzimin Administrativ pë...
-
Gjendet pa shenja jete një burrë në lumin Drin
Një burrë rreth të 40-ve është gjetur i vdekur në lumin Drin. Kështu bën t...
-
VV-ja e Kurtit me mbështetje për partitë e majta në Evropë: Ardhja në pushtet e së djathtës ekstreme, fatale për Evropën
Partia e kryeministrit Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje, ka marrë qëndrim që...
-
Aksident mes një kamioni e një veture në Isniq të Deçanit, lëndohen dy persona
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture e ...
-
Haziri: Në Kosovë mendohet se kemi kushtëzuar Serbinë, por Kurti me politikat e tij kushtëzoi vendin
Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka thënë se me kushtet që kryeministri Alb...
-
Nga 1 korriku subvencionohet polica kufitare për mërgatën
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se nga 1 korriku do të fillo...