Rektorët insistojnë në shkarkimin e ministrit të arsimit dhe drejtuesve të këshillit të cilësisë
Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 06 February 2019
Konferenca e rektorëve është në pritje të realizimit të kërkesave që ua ka adresuar ditë më parë institucioneve shtetërore.
Kërkesë e tyre është të shkarkohet Këshilli Shtetëror i Cilësisë (Bordi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim), të anulohen vendimet e fundit të këtij bordi, si dhe të shkarkohet ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, shkruan inFokus.
Konferenca e rektorëve konsideron se Bordi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) ka dëshmuar se është në funksion të grupeve të interesit politik e biznesor dhe se edhe zgjedhja e Bordit është bërë nën trysni politike dhe kundër Universitetit. Përfaqësues të konferencës së rektorëve po konsiderojnë se vendimet e fundit të AKA-së janë pjesë e kësaj fushate antiligjore.
Zëvendëskryesuesi i konferencës së rektorëve, Fadil Millaku, ka thënë se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e datës 28 janar. Po ashtu, ka bërë të ditur se shumë shpejt do të vendoset se kur do të nisin protestat e paralajmëruara së fundi kundër vendimeve të KSHC-së.
Të tjera
-
Besnik Tahiri vlerësohet si deputeti më aktiv i Kuvendit të Kosovës
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është vlerësuar si deput...
-
Knaus: Vuçiqi po bën fushatë të suksesshme kundër Kosovës në KiE
Kosovës iu miratua raporti pozitiv për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 1...
-
Thaçi: Ndjehem keq për fiaskon e Kurtit në Maqedoni, u vërtetua mungesa e autoritetit moral e të parit të Kosovës atje
Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili në raundin e parë të zgjedhjeve presiden...
-
Oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin për Ranger në ShBA
Nëntoger Egzon Elshani ka përfunduar me sukses trajnimin më sfidues që organi...
-
Edhe mbi 1600 persona të zhdukur nga lu*ta e fundit, MPJ: Serbia vazhdon të mbrojë ata që janë përgjegjës
Në Ditën e Personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, Ministria e ...
-
Voziti dyfish më shpejtë se sa e kishte të lejuar, gjobitet shoferi me 500 euro, 5 pikë negative dhe ndalim ngasje për 6 muaj
Është gjobitur një shofer me 500 euro, pesë pikë negative dhe gjashtë muaj nd...
-
LDK-ja në Ditën e të Zhdukurve: Kosova nuk mund të gjejë qetësi pa ditur për fatin e tyre
Lidhja Demokratike e Kosovës ka përkujtuar të pagjeturit e luftës së fundit n...
-
Tërmet në Itali
Lëkundje tërmeti me magnitudë 4 të shkallës rihter janë regjistruar mëngjesin...
-
Kurti për Asociacionin: Ahtisaari parasheh një bashkëpunim ndërkomunal, por larg asaj që kërkon Beogradi
Kryeministri Albin Kurti është shprehur optimist për anëtarësimin e Kosovës n...
-
Parashikimi i motit për sot
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasdit...
-
Konfirmohet aktakuza ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar aktakuzën ndaj ish-kryeshefit ...
-
Pla*osen dy burra në Ferizaj, policia jep detaje
Dy persona janë plagosur në Ferizaj nga persona të panjohur. Pas trajtimit...