Bien shitjet, Apple mund të ulë çmime e Iphon-eve në disa vende
Autori: Gazeta inFokus
10:31 | 30 Janar 2019
Bosi i Apple, Tim Cook ka lënë të kuptohet se mund të ketë çmime më të ulëta për IPhonët në disa vende në një përpjekje për të rritur shitjet që nuk po kënaqin shumë.
Të ardhurat nga IPhonët, që sigurojnë edhe pjesën më të madhe të shitjeve për kompaninë, kanë rënë me 15 për qind në tremujorin e fundit financiar.
Në total, të ardhurat e firmës kanë rënë me 5 për qind krahasuar me tre vite më parë, në rreth 84.3 miliardë dollar. Rënia ka qenë e pritshme pasi gjigandi i teknologjisë paralajmëroi investitorët më herët këtë muaj se të fitimet do të ishin rreth 84 miliardë dollarë, më pak nga sa ishte parashikuar fillimisht.
Kompania ka fajësuar për këtë rënie edhe një ngadalësim ekonomik të kinës. Por, shefi ekzekutiv, Tim Kuk, tha se konsumatorët përballen edhe me çmimet e larta të kompanisë.
Ai tha se dollari i fortë, që i bën produktet e apple krahasimisht më të shtrenjtë, ka dëmtuar shitjet në tregjet në zhvillim.
Kuk tha se gjigandi i teknologjisë ka filluar këtë muaj të rivlerësojë telefonat e tij me qëllim që të mbrojë konsumatorët nga pasojat e luhatjeve monetare. Apple ndërkohë ka parashikuar që të ardhurat për tre muajt e parë të këtij viti të jenë rreth 55 deri në 59 miliardë dollar, duke pranuar sërish një rënie prej të paktën 3.4 për qindësh nga viti në vit.

T� tjera
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...


































