Sport

Kombëtarja e Kosovës në karate kërkon pikë olimpike në Premier Ligën Paris 2019

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 25 January 2019

Kombëtarja e Kosovës në karate ka udhëtuar drejt Parisit të Francës, ku prej sot deri të dielën do të mbahet gara e Premier Ligës.

Në këtë garë marrin pjesë vetëm 100 garuesit më të mirë nëpër kategori.

Kosovën e përfaqësojnë Herolind Nishevci (+84 kg), Alvin Karaqi (-84 kg), Orges Arifi (-60 kg) dhe Fortesa Orana (+68 kg), ndërsa drejtësinë do ta ndajë gjyqtari Ardian Muhadri.

-Advertisement-

Me ekipin e karatesë ndodhet edhe përzgjedhësi Ylber Syla.

Orgesi garon sot, ndërsa tre garuesit tjerë garojnë nesër.

Premier Liga Paris 2019 është e vlefshme për të fituar pikë Olimpike për Lojërat Olimpike Tokyo 2020.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera