Auto&Tech

Microsoft me lajm të keq për ata që e kanë sistemin operativ “Windows 7”

Autori: Gazeta inFokus 16:59 | 15 January 2019

Nëse vazhdoni të përdorni Windows 7, ndoshta është koha ta keni në shqyrtim një sistem operativ të ri.

Duke filluar nga 14 janari i vitit 2020, saktësisht një vit nga e hëna, Microsoft nuk do të mbështesë më Windows 7. Kjo do të thotë që nuk do të ketë përditësime apo rregullime të sigurisë për këtë sistem operativ.

“Ndryshimet dhe përmirësimet në teknologji janë të pashmangshme”, tha Brad Anderson, zëvendës president i kompanisë për Microsoft 365, në një blog.

-Advertisement-

Microsoft do të vazhdojë të ofrojë përditësime të sigurisë për Windows 7 për klientët e biznesit që paguajnë për mbështetje, sipas ZDNet, por jo për përdoruesit individualë.

Windows 7 u lancua në vitin 2009 dhe është ende një nga sistemet operative më të përdorura nga PC-të.

Në vitin 2012, gjigandi kompjuterik vendosi të zgjasë edhe pesë vjet më shumë mbështetjen për të gjitha versionet e Windows 7 për përdoruesit individualë

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy