Sport

E ardhmja e Solskajer te Manchester United; propozohet basti i bujshëm

Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 14 January 2019

Një “bookmaker” ka propozuar një bast të bujshëm për Ole Gunnar Solskjaer, duke e kuotuar atë si trajner i përhershëm i Manchester United, edhe për sezonin e ardhshëm. Bastet për këtë kanë nisur të vendosen, tashmë.

“Paddy Power”, një kompani bastesh, e themeluar në Irlandë, por që e ushtron aktivitetin e vet edhe në Mbretërinë e Bashkuar, është aq e sigurt se norvegjezi do të vijojë ta bëjë punën e tij në baza të përhershme në “Old Trafford”, sa e ka kuotuar këtë gjë.

“Djajtë e Kuq” e kanë koeficentin (kuotën) 2/1 për ta mbyllur sezonin aktual në vendin e katërt të Premier League, nga 10/1, përpara se të vinte trajner Solskajer. Kjo kuotë e fundit vendosej për vendin e katërt në fund të kampionatit me trajner Jose Mourinho.

-Advertisement-

Sidoqoftë, me rrokadën e trajnerëve te Manchester United, gjërat kanë ndryshuar edhe në këtë drejtim, jo vetëm në fushën e blertë. Me norvegjezin në drejtim, “Djajtë e Kuq” kanë fituar secilën nga gjashtë ndeshjet e fundit në Premier League.

Një zëdhënës i “Pedi Power” tha: “Ne jemi aq të sigurt që Gunnar Ole Solskjaer do të qëndrojë, sa kemi vendosur kuota për këtë. Ai do të emërohet trajner i përhershëm i Manchester United. Ole fitoi ndeshjen e tij kryesore në rolin e sotëm, të trajnerit të përkohshëm, duke sfiduar Mauricio Pochettino. E ka treguar shumë herë në më pak se një muaj se është trajner i veçantë dhe special”.

Goli i Marcus Rashford ishte i mjaftueshëm për Manchester United, që të mundte Tottenhamin në “Wembley”. Sidoqoftë, “Djajtë e Kuq” u shpëtuan disa herë nga portiere David De Gea, i cili bëri pritje të shkëlqyeshme në pjesën e dytë. Për momentin, Manchester United është vetëm gjashtë pikë larg zonës së Ligës së Kampionëve (katër vendeve të para të renditjes).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera