Alba nuk mendon largimin nga Barcelona
Autori: Gazeta inFokus 12:25 | 14 January 2019
Mbrojtësi i krahut të majtë dëshiron të luajë sa më gjatë në skuadrën katalanase.
Jordi Alba është i qetë për të ardhmen, edhe pse ka vetëm një vit kontratë të mbetur me Barcelonën, shkruan KosovaPress.
Mbrojtësi spanjoll, që luan me Barçën që prej vitit 2012 tha se dëshira e tij e vetme është të vazhdojë karrierën me “blaugranat” pasi e dashuron klubin dhe tifozët.
Nga ana tjetër mbrojtësi tha se nuk pret asgjë nga askush për rinovimin, por do të vazhdojë të bëjë maksimumin në fushë për skuadrën, duke shtuar se ende askush nga drejtuesit nuk i ka bërë të ditur synimet e klubit lidhur me të ardhmen apo çështjen e rinovimit.
“Gjithçka mbetet e njëjtë për mua, kam edhe një vit kontratë dhe nuk e di se çfarë dëshirojnë në klub”, tha Alba.
“Jam i qetë. Duhet të shohim se kur do të vendosin ata që të ulemi të bisedojmë për kontratën e re”.
“Sa më përket mua, unë dua të qëndroj në këtë klub të cilin e dashuroj dhe që gjithnjë kam bërë tifo për të, por çështja e kontratës nuk varet nga unë”, përfundoi mbrojtësi spanjoll.
Të tjera
-
Për tetë muaj janë larguar mbi 100 ushtarë nga FSK-ja, arsye migrimi jashtë vendit
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se aktualisht kanë vështirësi ...
-
Maqedonci pret në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it: Kosova është falënderuese ndaj NATO-s
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot e ka pritur në takim lamtumirës kom...
-
Italia e mirëpret vendimin e qeverisë për mallrat serbe: Qasja për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ia vlen
Ambasada e Italisë e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për hapjen ...
-
“Qartazi se kemi mbështetjen e duhur”, PSD-ja nuk merrë pjesë në zgjedhjet e reja
Partia Socialdemokrate, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e r...
-
35 vjeçari nga Shtimja gjen një shumë të parave, e dorëzon në polici
Një qytetar nga Shtimja ka gjetur një shumë të caktuar të parave në një l...
-
Hoti ia kujton Kurtit premtimin për shuarjen e AKP-së dhe krijimin e Fondit Sovran: A nuk është ky mashtrim?
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me vazhdimin e procesit t...
-
Hovenier i kënaqur me vendimin e Qeverisë për heqjen e ndalesës së mallrave serbe
Ambasadori Amerikan në Kosovë Jeff Hovenier e ka mirëpritur vendimin e Qeveri...
-
Osmani në Tivat diskuton vizionin e Kosovës për të ardhmen e rajonit
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka qëndruar në Tivat në takimin e liderëve...
-
Aksioni në Ministrinë e Mjedisit, Policia konfiskon dokumente e kompjuterë
Policia e Kosovës e ka përfunduar aksionin në Ministrinë e Mjedisit, Planifik...
-
Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Sondazhi: Harris në epërsi ndaj Trump. Ja renditja
Kandidatja demokrate Kamala Harris vijon të jetë në epërsi ndaj kundërshtarit...
-
Konjufca shkon për ngushëllime në shtëpinë e Jakup Krasniqit pas vdekjes së vëllait të tij
Kryeparlamentari Glauk Konjufca bashkë me deputetët Avni Dehari, Hydajet Hyse...
-
Haxhi Shala bën kërkesë të marrë pjesë në varrimin e babait, flasin për Infokus nga Dhomat e Specializuara
Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala përmes mbrojtjes së tij ka bë...