Vjedhja e të dhënave: Kur përdor si fjalëkalim ‘ILOVEYOU’
Autori: Gazeta inFokus
10:16 | 09 January 2019
Vjedhja dhe publikimi i të dhënave personale që ndodhi në fund të dhjetorit në Gjermani u sqarua. Autori ishte një hacker 20-vjeçar pa lidhje me shërbimet e fshehta.
Disa e quajtën si sulmin më të madh kibernetik në Gjermani. Të prekur kishin qenë politikanë dhe persona të njohur të jetës publike në vend, ndër ta edhe kancelarja Angela Merkel. Tani duket se ky rast u sqarua: hacker-i duket se u gjet dhe ai është një 20-vjeçar nga Hessen-i, i cili gjithçka e ka bërë nga kompjuteri i vet, në shtëpinë e prindërve.
20-vjeçari nuk kishte përdorur virus dëmtues për të zbuluar të dhënat e vjedhura. I riu i kishte bërë publik ato qysh në fund të dhjetorit me anë të rrjetit social Tëitter nën profilin “Orbit”. Si motiv për këtë dëmtim të qëllimshëm, që ndër hacker-ë quhet “Doxing”, ai kishte dhënë në hetime pakënaqësinë me deklaratat e politikanëve, por nuk e kishte specifikuar se me cilët politikanë kish qenë i pakënaqur. Këtë e bëri të ditur ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer, gjatë një konference për media të martën, 08.01.2019, në Berlin. Së bashku me të kishin dalë para korrespondentëve të kryeqytetit edhe shefi i Zyrës Federale të Kriminalistikës (BKA), Holger Münch, dhe drejtuesi i Entit Federal për Sigurinë në Internet (BSI), Arne Schöhnborn.
Pa sfond djathtist
Seehofer vuri në dukje se nga ky sulm, prej të cilit janë prekur politikanë të të gjitha partive, kanë dalë të pacenuar vetëm politikanët e AfD-së, partisë populiste djathtiste, Alternativë për Gjermaninë, çfarë i bën shumë vëzhgues të dyshojnë se djali i ri mund të ketë qenë së paku simpatizant i kësaj partie. Edhe pse sipas hetimeve te deritanishme, ai ka vepruar për llogari të vetën dhe nuk ka ndonjë sfond politik djathtist, policia vazhdon të hetojë për “motive qoftë të rëndomta kriminele qoftë politike”, tha Seehofer.
Të prekur nga publikimi i të dhënave që kishte ndodhur qysh në fund të dhjetorit ishin 994 politikanë të niveleve të ndryshme por edhe persona të tjerë të njohur nga jeta publike. 50 raste konsiderohen të rënda, pasi publikimi kishte bërë të ditur jo vetëm numrat e telefonave të tyre por edhe pjesë korrespondencash, fotografi ose video private. Shefi i BKA-së, Holger Münch, tha se, megjithatë, nuk ka asnjë tregues që flet për spiunazh nga një vend i huaj.
“Iloveyou” dhe “123456” si fjalëkalime
Opinioni kishte reaguar i revoltuar në fillim të janarit, kur skandali u bë i njohur për mediat. Kryetari i grupit parlamentar të së Majtës, Dietmar Bartsch, e quajti “sulm ndaj demokracisë, ministrja socialdemokrate e drejtësisë Katarina Barley “cenim të besimit te demokracia jonë”. Gazeta bulevardeske “Bild” e quajti “Sulm kibernetik ndaj Gjermanisë” dhe “vjedhjen më të madhe të historisë së Gjermanisë”.
Ministri i brendshëm Seehofer u përpoq të qetësonte pak gjakrat të martën në Berlin dhe ritheksoi edhe njëherë se qeveria po punon që tani për të ulur rrezikun e sulmeve të tilla në të ardhmen. Ai paralajmëroi se qysh në gjysmën e parë të vitit, qeveria do të dalë me një projektligj për sigurinë kibernetike, ku ndër të tjera parashikohet një targë sigurie kibernetike dhe certifikimi i aparateve që përdoren për lidhjet me internetin. Gjithashtu ai paralajmëroi shtimin e stafit në Entin Federal të Sigurisë në Internet.
Me gjithë masat e shumta që mund të marrë qeveria, ministri tërhoqi vëmendjen se nuk mund të ketë “siguri totale”. Prandaj secili duhet kujdeset vetë edhe duke përdorur fjalëkalime pak më të komplikuara se “iloveyou” ose “123456” ose menaxherë fjalëkalimesh.

T� tjera
-
Qytetari nga Ferizaj gjen rreth 270 euro, i dorëzon në polici
Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, sot, rreth orës 14:00, në r...
-
Moment krenarie: Jetlum Bunjaku përqafohet me nënën pas diplomimit si polic i Kosovës
Emocione dhe krenari janë përcjellë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës ...
-
Aksident në Gjonaj të Prizrenit, ndërron jetën 22-vjeçari
Një 22-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me motoçikletë me kat...
-
HULUMTIM: Një pronë në Prishtinë blihet deri në 2 mijë euro për m², AKP-ja i shet me 127 e 160 euro – Si u shitën 8 prona për persona me mbiemrin Jashari
Derisa Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) arsyetohej se pronat po shitesh...
-
Gërvalla takoi zëvendëspresidentin e Eurojust-it: Krimit të organizuar i përgjigjemi me forcën e bashkëpunimit ndërkombëtar
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla gjatë ditës...
-
Bajrami: 250 mijë qytetarë nga Kosova kanë marrë leje qëndrim në vendet e BE për pesë vite, derisa Kurti mburret me vendet e punës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ...
-
Nafta drejt rënies më të madhe që nga pandemia, shpresat për paqe në Lindjen e Mesme ndikojnë në treg
Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare po shënojnë një nga rëniet më të mëd...
-
Betohen policët e rinj të Kosovës, gjenerata e 63-të
Rreth 400 pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës janë betuar sot gjatë cere...
-
Ramadani akuzon VV-në për bllokim të Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt: Nuk lejuan të kërkohen dokumente nga Zyra e Kryeministrit
Deputeti i Aleancës Burim Ramadani, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka bl...
-
Djemtë e heronjve Zymberi e Bunjaku diplomohen si policë, Kurti: Qeverinë do ta keni përherë përkrah
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ceremonisë së diplomimit kadetëve ...
-
Zgjerimi i tregut ndërkombëtar, Comodita nis dyshekë drejt Qipros (VIDEO)
Comodita Home po vazhdon të zgjerojë prezencën e saj në tregjet ndërkombëtare...
-
118 vajza e gra diplomohen police, Haxhiu: Guximi dëshmohet edhe duke mbrojtur të dobëtin
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë ceremonisë së diplomi...


































