Fun & Video

Paris, restoranti i parë nudist do të mbyllet për mungesë klientësh

Autori: Gazeta inFokus 07:38 | 09 January 2019

Restoranti i parë nudist në kryeqytetin francez është detyruar të mbyllet, sepse nuk po mundet të ulë mjaftueshëm të ndenjura në tavolinat e tij.

“O’Naturel” do të ulë qepenin, duke i dhënë fund darkimit nudo në Paris në shkurt, pas më shumë se një viti, pavarësisht vlerësimeve të atyre, që e frekuentuan atë duke hequr rrobat, për të shijuar një karavidhe apo një pjatë me kërmij.

Për të evituar sikletin financiar, binjakët Mike dhe Stephane Saada thonë se duhet të mbyllin dyert.

-Advertisement-

“Ose tani, ose kurrë. Ata që duan të përjetojnë një darkë të fundit nudo, në Paris, duhet të nxitojnë”, shkruajnë pronarët në faqen e tyre në Facebook.

Restoranti në lindje të Parisit u hap pas një fushate publicitare në nëntor të vitit 2017. Rrobat, kur hyn atje, duhet të lihen në paradhomë, bashkë me telefonat celularë, për të parandaluar kështu që t’iu bëhen foto vjedhurazi klientëve të tjerë.

Klientëve gjithsesi u ofrohen shapka, edhe pse femrat, që përbëjnë rreth 40 për qind të klientelës, mund të mbajnë veshur këpucët me taka.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera