Pse e gënjejmë mjekun?
Autori: Gazeta inFokus
11:27 | 31 December 2018
”Sa herë keni shkuar në palestër javën e kaluar?”- pyet mjeku, “dhe çfarë keni ngrënë mbrëmë?”. Këto janë disa nga pyetjet e shumta, që mund të zgjojnë menjëherë tek ne një ndjenjë turpi dhe sikleti, duke menduar se e kemi kaluar gjithë javën shtrirë në divan, ndoshta të shoqëruar nga disa ushqime jo tamam të shëndetshme.
Pyetje që mund të ngjallin frikën nga gjykimi, në atë masë saqë ne do të ishim të gatshëm të gënjenim. Pak transparencë dhe shumë gënjeshtra, që sipas një studimi të ri të botuar portalin Jama Netëork Open, janë shumë më të zakonshme dhe më të përhapura para mjekëve, sesa mendojmë ne.
Studimi
Studimi, i koordinuar nga hulumtuesit në Universitetin e Mjekësisë në Utah në SHBA dhe Midëlleseks Komjuniti Kolexh, në bashkëpunim me Universitetet e Miçiganit dhe Ajouas, u realizua nëpërmjet dy sondazheve online, duke përfshirë përkatësisht 2.011 pjesëmarrës në të tridhjetat e tyre, dhe 2.499 pjesëmarrës mesatarisht 60 vjeç.
Pjesëmarrësit u vunë përpara 7 situatave mjaft të zakonshme, në të cilat dikush mund të ndihet i prirur t’i fshehë mjekut të familjes disa sjellje të gabuara, dhe iu kërkua të zgjedhin se në cilin prej tyre e gjetën veten. Më pas, pjesëmarrësve iu kërkua të mbanin mend arsyen e sjelljes së tyre.
Shumë njerëz e fshehin të vërtetën
Përgjigjet treguan se rreth 60-80 përqind e pacientëve të intervistuar, nuk do t’ja thoshin të vërtetën mjekut të tyre. Dhe përveç mosdhënies së detajeve mbi ushqimin dhe aktivitetit fizik, më shumë se një e treta e të anketuarve nuk u shprehën, kur nuk qenë dakord me rekomandimin e mjekut, apo të pranonin me sinqeritet se nuk i kishin kuptuar si duhet udhëzimet mjekësore që duhet të ndiqnin.
“Jam i habitur që kaq shumë njerëz kanë zgjedhur t’i fshehin mjekut disa informacione”- komentoi autori i studimit, Andrea Gurmankin Levi. “Përveç kësaj, duhet të kemi parasysh faktin se pjesëmarrësit në sondazh, mund të kenë informacione të fshehura edhe mbi atë që nuk i kanë treguar doktorit të tyre, çka do të thotë se studimi ynë ka e nënvlerësuar faktin se sa i përhapur është ky fenomen”- shtoi ai.
Pse gënjejmë kur shkojmë tek mjeku
Por cilat janë arsyet e kësaj mungesë transparence, apo hapje nga ana e pacientëve? Anketa tregoi se shumica e të anketuarve, donin të shmangnin gjykimin, dhe nuk dëshironin të përfshiheshin në një lloj leksioni të mbajtur nga mjeku, sesa të papërshtatshme ishin sjellje të veçanta.
Për më tepër, më shumë se gjysma e të anketuarve ishte thjesht tepër në siklet për të treguar të vërtetën. “Shumica e njerëzve, dëshirojnë që mjeku i tyre të kujdeset për ta”- thotë Anxhela Fagerlin, bashkë-autore e studimit.”Por ata kanë shpesh frikë, se do të kategorizohet si një person që nuk merr vendimet e duhura”- theksoi ajo.
Problemi me pandershmërinë e pacientit, thonë shkencëtarët, është se mjekët, duke mos pasur të gjithë informacionin në dispozicion, nuk mund t’i japin pacientit këshilla të sakta. “Nëse pacientët fshehin informacionin për atë që hanë, apo nëse po i marrin rregullisht ilaçet e rekomanduara, kjo mund të kenë implikime serioze për shëndetin e tyre”- përfundon autori.
Gjithsesi, faji nuk mund të jetë vetëm i pacientëve. “Mënyra se si mjekët komunikojnë, mund të bëjë ndonjëherë që pacientët të hezitojnë. Pra, çështja është nëse ekziston një mënyrë për t’ja mësuar mjekëve, që t’i bëjnë pacientët të ndihen më komodë para tyre”.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































