Sport

EKSKLUZIVE: Ju flet zbulimi i stinorit vjeshtor në Superligë

Autori: E.M 20:14 | 25 December 2018

Festim Alidema është padyshim zbulimi i stinorit vjeshtor në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Alidema e pati stinorin më të mirë në karrierë më skuadrën e Llapit duke u bërë sulmuesi kryesor i llapjanëve, ku arriti të shënoj 8 gola dhe është lojtari i vetëm që ka realizaur Hat-trick në stinorin vjeshtor në Superligë.

Në një intervistë ekskluzive për Gazetën inFokus, Alidema tregon për stinorin vjeshtor më Llapin, për trajnerin Bylbyl Sokoli e Bekim Shotani, për formacionin e vitit, për dedikimin e suksesit të arritur deri më tani e shumë çka tjetër.

-Advertisement-

Gazeta inFokus: Si ka qenë stinori vjeshtor për ty dhe Llapin ?

Aldema: Stinori vjeshtor ishte shumë i mirë për mua dhe për Llapin, kemi pritë më shumë por për shkak të disa problemeve nuk kemi arrite atë që e meritojmë.

Gazeta inFokus: Çfarë probleme kanë ndikuar që Llapi të mos arrije sukseset e duhura ?

Alidema: Probleme me trajner, kryesi, probleme të brendshme të klubit.

Gazeta inFokus: A jeni të kënaqur më renditjen e Llapit në stinorin vjeshtor ?

Alidema: Nuk jam i kënaqur më renditjen pasi kemi ekip cilësor më lojtarët më të mirë në vend por nuk jemi edhe larg pozitës së parë.

Gazeta inFokus: Si i keni pasur raportet me trajnerin e larguar Bylbyl Sokoli ?

Alidema: Raportet më Profen i kam pasur dhe vazhdoj ti kem shumë të mira, e respektoj pasi ka bërë shumë për mua, si në kohen kur luaja në Vllazni të Pozheranit e edhe në Llap.

Gazeta inFokus: Po më Bekim Shotanin ?

Alidema: Edhe me trajnerin Bekim Shotani kam raporte shumë të mira, është një trajner shumë i mirë dhe ka gjithë respektin tim.

Gazeta inFokus: A mendon se mundet me ndiku  negativisht ndërrimi i shpeshtë i trajnerëve në Llap ?

Alidema: Mendoj se ndikon negativisht ndërrimi i trajnerëve pasi çdo trajneri i duhet kohë mu ambientu me klubin dhe mendoj se nuk është mirë të ndërrohen trajnerët pa marrë parasysh së ne cilin klub.

Gazeta inFokus: Jeni zgjedhur në formacionin më të mirë të vitit, përveç teje dhe Namianit, a mendon se e ka merituar edhe ndonjë futbollist tjetër i Llapit te jetë në 11-shën e viti ?

Alidema: Po jam shume i kënaqur më vlerësimin që me kanë bërë trajnerët të cilët i falënderoj shumë. Llapi ka shumë lojtarë cilësor mirëpo 11-shën e vitit e kishin meritu veçanërisht Mentor Zhdrella, Behar Maliqi, Ilir Blakqori, Bujar Idrizi.

Gazeta inFokus: Sa beson Festimi se në fund do të shpallet kampion më Llapin ?

Alidema :Nëse vazhdoj te jem pjesë e Llapit dhe në stinorin pranveror atëherë besoj se Llapi do të shpallet për herë të parë kampion.

Gazeta inFokus: A beson se nëse qëndron në Llap mund të shpallesh golashënuesi më i mire i sezonit ?

Alidema: Nëse qëndroj ne Llap , besoj se bindshëm do të shpallëm golashënuesi më i mirë i Superligës.

Gazeta inFokus: A keni oferta nga skuadrat kosovare dhe ato te huajat ?

Alidema: Nga ekipet e Superligës nuk kam ndonjë ofertë mirëpo nga Evropa ka oferta për mua, drejtori sportiv i klubit, Tahir Batatina i din ofertat që kanë ardhur në drejtim timin.

Gazeta inFokus: Sa janë gjasat që te largohesh nga Llapi në këtë afat kalimtar ?

Alidema: Kam kontratë edhe 6 muaj me Llapin, akoma nuk di nëse do qëndroj apo largohem.

Gazeta inFokus: Për fund kujt ia dedikon suksesin e arritur ne stinorin vjeshtor ?

Alidema: Gjithë këtë sukses ia dedikoj babit tim te ndjerë dhe të gjithë atyre që më kanë përkrahur dhe vazhdojnë të jenë më mua./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera