Luksi i fundit i Leo Messit, blen avion privat miliona dollarë, ja detajet
Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 08 December 2018
Leo Messi sapo ka bërë një nga blerjet e tij më të fundit dhe më luksoze: një aeroplan që kushton 15 milionë dollarë. Mjetin ajror udhëtues e ka blerë në SHBA, megjithëse ka një targë nga Argjentina. Avioni, sipas raporteve të “Doble Amarilla”, është një “Gulftream V”, prodhim i vitit 2004, me të cilin futbollisti i Barcelonës ka bërë tashmë disa udhëtime.
Në bisht të avionit është numri “10”, që e shoqëron gjithmonë në fushat e lojës yllin argjentinas. Një detaj shumë i rëndësishëm vjen nga shkalla e ngjitjes në aeroplan. Në secilën nga shkallëzimet, ai ka shkruar emrin e një anëtari të familjes, e cila është pjesa themelore e jetës së përditshme të yllit botëror. Kështu, emrat e Leo, Antonella, Thiago, Ciro dhe Mateo duken të shkruara në to.
Brendësia e avionit është e shoqëruar nga luksi. Duke pasur parasysh madhësinë e tij, avioni ka disa dhoma, që e bëjnë çdo udhëtim të jetë mjaft i rehatshëm për një familje me tre fëmijë të vegjël. Avioni ka 16 vende, që mund të shndërrohen në gjithsej 8 shtretër; dy kuzhina dhe dy banjo, një dush. Kështu, edhe higjiena personale nuk mund të jetë një problem.
Sipas të njëjtit informacion, aeroplani mbërriti dje në Aeroportin e Buenos Aires vetëm me ekuipazhin. Përveç kësaj, njerëzit e Messit do të ndërtojnë një “hangar” në qytetin e San Fernandos, në Buenos Aires, për të akomoduar mjetin e ri luksoz të udhëtimit.
Kujtojmë se Leo Messi do të marrë pjesë në finalen e “Copa Libertadores”, River-Boca, e cila do të luhet në “Santiago Bernabéu”, të dielën. Këtë të shtunë, Lionel Messi dhe Barcelona do të vizitojnë stadiumin e Espanyol, për të luajtur aty derbin katalanas. Grupi blaugrana është lider i La Liga-s me 28 pikë.
Pas kësaj ndeshjeje, Messi do të udhëtojë për në Madrid nesër, ku do të marrë pjesë në finalen e madhe të “Copa Libertadores”, që do të zhvillohet çuditërisht në stadiumin “Santiago Bernabeú”, pasi në Argjentinë ishte e pamundur nga incidentet dhe dhuna e tifozëve.
Të tjera
-
“Qëndrojmë pranë popullit të Suedisë”/ Osmani reagon pas sulmit në një shkollë në Orebro
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për fatkeqësinë...
-
Mbushet sheshi i Gjilanit për Bedri Hamzës: Më 9 shkurt, përfundon pritja për investime në Anamoravë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim masiv ...
-
Hakohet faqja e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, reagon ministri Rashiq
Ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka bërë të ditu...
-
Musliu: Fshati Abri na ngrohu zemrat me mikëpritjen dhe mbështetjen e jashtëzakonshme
Ganimete Musliu, kandidatja për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike ...
-
Kolgeci: Kosova ka nevojë për ndryshim, dhe ky ndryshim po vije me LDK-në
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 91, Selman K...
-
Linda Bekteshi: Na ndajnë edhe katër ditë, por vetëm fillimi i rrugës që po e ndërtojmë bashkë
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 66, Linda ...
-
Spitalet Rajonale dhe QKUK-ja rrezikojnë të mbesin pa IT, për shkak të pagave të ulëta
IndeksOnline ka raportuar edhe më herët për rrezikun që institucionet shëndet...
-
Haradinaj në Prishtinë premton përfundimin e Unazës së Jashtme e stadium të ri
Koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët ka zhvilluar një tubim madhështor në Prish...
-
Rreziku nga objektet e vjetra: Kush është përgjegjës për parandalim dhe reagim?
Shembja e një objekti të vjetër në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, më 1 shkur...
-
“10 të vdekụr nga sụlmi në Suedi”/ Policia e Orebros: Po identifikojmë viktimat
Dhjetë persona dyshohet se humbën jetën si pasojë e sulmit në Suedi, njoftoi ...
-
Tahiri në takim me sipërmarrësit: Do të krijojmë një klimë të favorshme për zhvillim dhe investime!
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, së bashku me bashkë...
-
Hamza nga tubimi në Gjilan: Ju e dini se sa ka rënë standardi i jetesës, prandaj do t’i rrisim pagat 50%
Nga tubimi në sheshin e Gjilan, kandidati për kryeministër i Partisë Demokrat...