Lajme

KEDS /KESCO nuk përfill vendimin e ZRRE-së, vazhdon me reduktime të ashpra (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 17:09 | 01 December 2018

Disa qytete e shumë fshatra të Kosovës edhe sot po ballafaqohen me mungesë të madhe të energjisë elektrike. Kompania përgjegjëse për furnizim me energji elektrike KEDS / KESCO po justifikohet duke dërguar paraprakisht njoftimin për ndalje të rrymës me arsyetimin e riparimeve të nevojshme.

Edhe pse para një javë Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) pikërisht për këtë i ka tërhequr vërejtjen KEDS/KESCO  që të mos aplikohen masa të tilla por të furnizoj qytetarët me energji elektrike gjatë këtyre ditëve të dimrit, siç është i obliguar me ligj dhe sipas licencës.

“Në emër të Bordit të ZRrE-së, ju lutem gjeni bashkëngjitur Kërkesën e ZRrE-së për ndërprerjen e menjëhershme të reduktimeve dhe mosaplikimin e ndërprerjeve të planifikuara të energjisë elektrike”.

-Advertisement-

Në të kundërtën, ZRRE ka njoftuar se do të aplikon gjoba ndaj kompanisë turke të distribucionit KEDS / KESCO.

VENDIMI I ZRRE:

vendimi ZRRE
Por pavarësisht kësaj, edhe sot është e gjatë lista e njoftimit të KEDS/KESCO për ndërprerjen e energjisë për këtë vikend është e gjatë.

Lista e vendeve ku do të ketë ndërprerje të energjisë

Vendet që do të mbeten pa rrymë

Nga ana tjetër, zyrtarët e KEK-ut kanë thënë për Gazetën InFokus se prodhimi edhe sot është stabil dhe janë 100 % duke përmbushur obligimet e tyre sipas planit.

“Korporata Energjetikë e Kosovës (KEK) është në prodhim të plotë sipas planit të paraparë.  Aktualisht  jemi në prodhim me “Njësisë A3” dhe “Njësinë A4” të termocentralit “Kosova A” të cilat prodhojnë rreth 270 megavat orë energji elektrike Dhe “Njësinë B2” të termocentralit “Kosova B” i cili po prodhon rreth 260 MË/h energji elektrike. Në total prodhimi jemi duke prodhua rreth 530 MË/h”, thuhet në përgjigjen e KEK-ut dërguar Gazetës InFokus.

Sipas tyre kjo është situata aktuale e prodhimit të deklaruar dhe po realizohet  siç është obligim i KEK-ut.

“Siç keni qenë të njoftuar në vazhdimësi, për të mbajtur në prodhim njësit / blloqet e “Kosovës A” të cilat janë rreth 60 vite të vjetra është një sfidë tepër e madhe dhe po arrihet vetëm falë një angazhimi dhe mobilizimi të të gjitha punëtorëve. Është bërë një punë e jashtëzakonshme në mënyrë qe ta kemi sa më shumë prodhim vendor”, thuhet në përgjigjën e KEK-ut.

Sipa s tyre, ajo qe është me rendësi të njoftohen qytetarët është se KEK-u gjatë gjithë këtyre ditëve ka operuar në përputhje të plotë me obligimet qe ka sipas licencës, pra ka ofruar saktë sasinë e energjisë sa e kane raportuar 24 orë me herët siç është obligim kontraktual.

Ndërsa, sa i përket furnizimit të qytetarëve me energji elektrike, zyrtarët e KEK-ut kanë thënë se ashtu siç e ka deklaruar edhe ZRRE-ja ky është obligim ligjor dhe kontraktual i furnizuesit publik KEDS / KESCO. /Gazeta InFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera