Dënohen Drita e Drenica, Besa mbetet në Procedurë Disiplinore
Autori: Gazeta inFokus
16:27 | 30 November 2018
Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka dënuar Drenicën për sulmin ndaj gjyqtarit Mervan Bejtullahu me një ndeshje zyrtare pa praninë e shikuesve. Kurse Drita është dënuar me 1000 euro për shkak të hedhjeve të gjësendeve në fushë në ndeshjen Drita – Feronikeli.
Më poshtë keni vendimet e Komisionit Disiplinor të FFK-së.
Komisioni Disiplinor i shkallës së parë , në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 30.11.2018 shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara pas përfundimit të ndeshjeve të zhvilluara nga java e fundit datë 24-25.11.2018 për të padisiplinuarit dhe për të njëjtit duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform Dispozitave të rregullores disiplinore sjelli këto;
V E N D I M
KF “ DRITA “ nga Gjilani në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit datë 27.11.2018 , për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së ; XVI-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DRITA – FERONIKELI e zhvilluar me datë 25.11.2018 në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet nga ndeshja e zhvilluar; minuta e 37 hedhje e një shisheje të qelqit – birrës në stadium nga ana e spektatorëve të cilët ishin të vendosur në tribunën qendrore ku si rrjedhojë ndeshja ndalet për 2-3 minuta për tërheqje të vërejtjes dhe konsultimit me delegatin e takimit, si dhe pas përfundimit të ndeshjes pati hedhje të shisheve tjera të plastikës në drejtim të fushës )
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 1000 euro ( njëmijë euro ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3 neni 51 paragrafi paragrafi 1 pika 1 si dhe neni 10 paragrafi 2 pika 1. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga dita kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.
KF “ BESA “ nga Peja në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit , për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së ; XV-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; BESA – KIKA e zhvilluar me datë 25.11.2018 në stadiumin “ Shahin Haxhiislami “ në Pejë ( raportet plotësuese nga ndeshja e zhvilluar në Pejë; minuta 75; futja e publikut në fushë për të festuar golin e shënuar nga ana e ekipit nikoqir nga penaltia e akorduar si dhe , minuta 94+ lojtari vendas me numër 19 pas një ndërhyrje në lojtarin mysafir me numër 99 ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë – të kuqin, për ndërhyrje të rrezikshme .Në momentin kur lojtari mysafirë ishte i shtrirë në dhënie të ndihmës afër vijave anësore, në afërsi të tij ishin dy persona – civil të cilët , lojtari i përmendur dërgohet me autoambulancë në spital) Përkundër kërkesës së komisionit që gjyqtar kryesor dhe delegati i ndeshjes nuk ofruan raporte shtesë lidhur me rastin ).Rasti
MBETET NE PROCEDURE TE HAPUR DISIPLINORE
Deri në kompletimin e provave . kërkohen raporte shtesë lidhur me rastin; Inqizimi nga ndeshja ; Besa – Kika të sigurohet nga klubi nikoqir – KF “ BESA “ nga Peja ,raporti mjekësor të sigurohet nga klubi futbollistik “ KIKA “ nga Hogoshti lidhur me lëndimet e lojtarit, deklaratat plotësuese nga treshja e gjyqtarëve; Fitim Sadriu, Pashtrik Burrniku dhe Arlind Osmani si dhe nga delegati ndeshjes në Pejë Bashkim Ragogoshi. Afati datë 03.12.2018
ARIANIT MURATI ; lojtar i klubit të futbollit “ GALAKSIA “ nga Gjilani me numër të ID kartelës; 002474M97 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 9, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( kacafytje me lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XV-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; GALAKSIA – RILINDJA e zhvilluar me datë 26.11.2018 në Gjilan ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Gjilan )
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare – publike sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.
KF “ VUSHTRRIA “ nga Vushtrria ( kategoria e kadetëve ) në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për mashtrim dhe sjellje në lajthim të zyrtarëve të takimit në aktivizimin e lojtarit të pa qenë në protokollin zyrtar në ndeshjen e javës së ; ; XV-të , të Ligës së kadetëve në nivel nacional ; LIDHJA E PRIZRENIT – VUSHTRRIA e zhvilluar në Prizren ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar në Prizren bashkëngjitje me provat në disponim ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës. Kërkohen deklaratat dhe raportet shtesë nga nga klubi futbollistik “ Vushtrria “ – zyrtari klubit lidhur me rastin . Afati datë 03.12.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 )
RIZAH PLLANA ; lojtar I klubit të futbollit I klubit të futbollit “ VUSHTRRIA “ nga Vushtrria me numër të ID kartelës; 003793M01 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive ; 18 , në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për mashtrim dhe sjellje në lajthim ( paraqitje në fushë në emër të futbollistit të pa qenë ) në ndeshjen e javës së ; XV-të të Ligës së kadetëve në nivel nacional ; LIDHJA E PRIZRENIT – VUSHTRRIA e zhvilluar ne Prizren ( në mungesë të deklaratës plotësuese )
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje për të gjitha ndeshjet zyrtare – publike vijuese të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e provave – lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari në pezullim Rizah Pllana afati datë 03.12.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1.)
RIDVAN OSMANI ; zyrtar i klubit të futbollit “ VUSHTRRIA “ , në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për mashtrim dhe sjellje në lajthim ( për prezantime të rreme në raportin zyrtar; lidhur me aktivizimin e lojtarit të pa qenë ) në ndeshjen e javës së ; XV-të të Ligës së kadetëve në nivel nacional ; LIDHJA E PRIZRENIT – VUSHTRRIA e zhvilluar në Prizren ( në mungesë të deklaratës )
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e të gjitha aktiviteteve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollitë të Kosovës deri në kompletimin e provave- lëndës ( vendimin përfundimtar të komisionit ). Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari në pezullim Ridvan Osmani, afati datë 03.12.2018 (rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 ).
ARB MANAJ ; lojtar i klubit të futbollit “ TREPÇA 89 “ nga Mitrovica me numër të ID kartelës; 001262M98 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës 9, në procedure të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq ( reagime në vendimin e gjyqtarit ) në ndeshjen e DIGITALB KUPES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA 89- LLAPI e zhvilluar me datë 28.11.2018 në stadiumin “ Rizah Lushta “ në Mitrovicë ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar si dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar)
DENOHET
Me ndalesë loje për; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare – publike sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.
MUHAMET REXHEPI ; zyrtar i klubit të futbollit “ LLAPI “ nga Podujeva në procedurë të iniciuar nga ana e komisionit të garave për largim nga hapësira teknike ( manifestim i sjelljeve josportive ; ofendime dhe fyerje drejtuar gjyqtarit kryesor dhe atij të katërtit ) në ndeshjen e DIGITALB KUPES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; TREPÇA 89 – LLAPI e zhvilluar me datë 28.11.2018 në stadiumin “ Rizah Lushta “ në Mitrovicë ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar) në mungesë të deklaratës vetanake ;
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e të gjitha detyrave në klub lidhur me ndeshjet zyrtare – publike të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës – provave. Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari në pezullim ; Muhamet Rexhepi. Afati datë 03.12.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 31 paragrafi 1 ).
KF “ DRENICA “ nga Skenderaj në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për lëshime në organizimin e ndeshjes së DIGITALB KUPES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve DRENICA – PRISHTINA e zhvilluar me datë 28.11.2018 në stadiumin “ Bajram Aliu “ në Skenderaj ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Skenderaj; pas përfundimit të ndeshjes në mënyrë tinëzare prapa shpine sulmohet fizikisht – goditet gjyqtari kryesor Mervan Bejtullahu nga tre persona fizik të identifikuar nga ana e organeve të shërbimit policor të Kosovës )
DENOHET
Me zhvillimin e ; 1 ( një ) ndeshje zyrtare – publike sipas radhës në fushën e vet pa prezence të spektatorëve, në bazë të rregullores disiplinore neni 51 paragrafi 1 pika 2.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë ;komisionit për ankesa në afatin kohor prej; 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi- publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 30.11.2018 Kryetari, DUKAGJIN ZEFI

T� tjera
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
































