Agim Bahtiri jep arsyet pse po kërkon bashkimin e Mitrovicës
Autori: Gazeta inFokus
11:58 | 30 November 2018
Kuvendi komunës i Mitrovicës po mban seancë të jashtëzakonshme për inicimin e ndryshimit të Ligjit për kufijtë administrativë të komunave me qëllim të bashkimit të Mitrovicës.
Kryetari i komunës së Mitrovicës, si propozues i pikës së rendit të ditës, Agim Bahtri tha se ka thirr këtë mbledhje për t’i propozuar Qeverisë së Kosovës që të nis procedurën në Kuvendin e Kosovës për të ndryshuar ligjet që e kanë ndarë Mitrovicën.
Bahtiri arsyetoi se kjo ishte kërkesë e qytetarëve të Mitrovicës si në veri dhe jugë sepse Mitrovicën e kanë ndarë pa dëshirën e tyre. Ai tha se cdoherë ka ofruar përkrahje për komunat tjera në veri, por ish-kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Rakiq çdoherë ka qenë ai që nuk i ka përfillur kërkesat e tij dhe shqiptarëve në veri. Madje, sipas tij, Rakiq ka kontribuar për pastrimin etnik të pjesës veriore.
Bahtiri tha se nuk po ndodh as hapja e urës mbi lumin Ibër dhe as nuk është nënshkruar marrëveshja për kufirin administrativ në mes jugut dhe veriut.
“Me vendimin që është marrë në mënyrë politike në pjesën e veriut, duke dhënë dorëheqje nga kryetari dhe duke shuar krejt strukturën por edhe duke bojkotuar dhe paralizuar sistemin lokal në pjesën e veriut, qytetarët e Mitrovicës së veriut më janë drejtuar që të iniciojë këtë që e keni para juve, që të kërkojë nga Qeveria e Kosovës që të iniciojë në Kuvendin e Kosovës për ndryshimin e nenit…nenit 5, paragrafit 2 të shtohet në paragrafi 29 dhe të plotësohet me tekstit, komuna e Mitrovicës me seli në Mitrovicë. Me ndryshimin e këtij neni arrihet bashkimi i Mitrovicës, njëkohësisht për të arritur këtë qëllim kam propozuar të fshihet neni 3, paragrafi 3, neni 5 paragrafi 4, neni 7 dhe neni 8“, ka thënë ai.
Ai ka komentuar edhe çështjen e serbeve në veri, të cilët kanë thënë se nuk kanë bukë dhe barëra, duke i garantuar se askush në katër komunat në veri nuk do të ketë mungesë të ushqimit dhe barërave.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...

































