Lajme

Parlamenti Evropian miraton Rezolutën për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 29 November 2018

Seanca plenare e Parlamentit Evropian sot ka miratuar Rezolutën e përgatitur nga raportuesi për Kosovën në PE, Igor Soltes.

Në raportimin e tij Soltes ka kërkuar heqjen e taksës 100% për prodhimet e Serbisë dhe ato të Bosnje e Hercegovinës.

“Vendosja e tarifave ka shkel CEFTA-në dhe është në kundërshtim me frymën e MSA-së. Menjëherë të shfuqizohet”, u shpreh komisionieri për zgjerim, Johanes Hahn.

-Advertisement-

Soltes dhe Hahn që të dy kanë shprehur mendimin se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave.

Hahn tha se qëndrojnë prapa vlerësimit qe Kosova ka përmbushur gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Këtë lajm e ka komentuar edhe Instituti EPIK.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera