Lajme

Në QKUK kryhet falas operacioni që jashtë vendit do të kushtonte 80 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 29 November 2018

Klinika e Neurokirurgjisë në QKUK, ka hequr me sukses tumorin që i kishte verbuar syrin, me anë të operacionit që jashtë vendit kushton deri në 80.000 euro.

“Pacientja operohet në Klinikën e Neurokirurgjisë nga tumori i bazës së kokës me diagnozë Tu frontobasalis- Meningioma tubercullum sellae (tumor i regjionit ballor të bazës së trurit) që është një rast shumë sfidues për nga aspekti neurokirurgjik”, thuhet në njoftimin e QKUK-së në Facebook. Ky operim ka zgjatur 9 orë dhe pacientes i është hequr e gjithë masa tumorale.

“Të gjitha strukturat vaskulare dhe nervore të bazës së trurit kanë qenë të involvuara nga masa tumorale andaj ky operim e bënë qendrën tonë të veçantë”, thuhet më tej në vendim.

-Advertisement-

Postimi i plotë

Në Klinikën e Neurokirurgjisë të QKUK-së, pacientes i hiqet me sukses tumori që kishte verbuar syrin

Pacientes K. R (1964 ), i ishte vërbuar syri i djathtë si pasojë e një tumori të bazës së trurit. Tumori pacientes i kishte verbuar syrin e djathtë. Pas përgatitjes pre-operatore, me datë 21.11.2018, pacientja operohet në Klinikën e Neurokirirgjisë nga tumori i bazës së kokës me diagnozë Tu frontobasalis- Meningioma tubercullum sellae (tumor i regjionit ballor të bazës së trurit) që është një rast shumë sfidues për nga aspekti neurokirurgjik.

Operimi ka zgjatur 9 orë, me ç’rast masa tumorale është larguar në tërësi. Pacientja post- operativisht është pa deficite neurologjike evidente. CT e kokës kontrolluese është realizuar dhe është pa mbetje tumorale.

Pacientja është hospitalizuar në klinikë, pasiqë e njëjta ka pasur vështirësi në të pamur dhe i ishte verbuar syri i djathtë. Me imazheri radiologjike (MRI) është diagnostifikuar shkaktari. Në aspektin shkencor, tumoret e tilla për nga natyra janë beninje, por lokalizimi i tyre është “malinj”. Rasti në fjalë është tejet sfidues për operim edhe për qendrat më të sofistikuara botërore andaj kjo e bënë qendrën tonë të veçantë.

Të gjitha strukturat vaskulare dhe nervore të bazes së trurit kanë qenë të involvuara nga masa tumorale. Vlera e operimeve të tilla në institucione jashtë vendit është 60.000 – 80.000 euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera