Haradinaj kundërshton fuqishëm idenë për shkëmbim territoresh
Autori: Gazeta inFokus 23:04 | 28 November 2018
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, përmes një editoriali të botuar në gazetën e madhe amerikane, Washington Post, ka kundërshtuar idenë e shkëmbimit të territoreve.
“Shumica dërrmuese e ekspertëve ndërkombëtarë e kundërshtojnë këtë ide. Gjithashtu është refuzuar me forcë nga populli i Kosovës – me 77 për qind votuan kundër saj në një sondazh të fundit. Si kryeministër i vendit, kurrë nuk do ta mbështesja një tregti të tillë”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka folur po ashtu për sovranitetin e Kosovës, stabilitetin e rajonit, fushatën e egër të Serbisë në vazhdimësi kundër Kosovës e shumë çështje të tjera të rëndësishme.
“Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, mbështetur nga Rusia, na ka bërë një ofertë të turpshme: Serbia do ta njohë Kosovën nëse ia japim atë pjesë të territorit tonë. Serbia dëshiron të krijojë një shtet etnikisht “të pastër”, duke hequr njerëzit nga shtetësia e tyre dhe duke i dëbuar nga shtëpitë e tyre”, thotë Haradinaj, telegrafi.
Më tej Haradinaj ka folur edhe për taksën 100% ndaj produkteve serbe.
“Për një kohë të gjatë, Serbia ka abuzuar me tregun e Kosovës dhe ka shkelur kushtet e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA). Këto masa do të mbeten në vend derisa Serbia të ndalë përpjekjet e saj për të minuar sovranitetin tonë dhe fillon të nderojë angazhimet e saj”, ka theksuar Haradinaj.
Të tjera
-
Pesë zyrtarë bullgarë përfshirë presidentin vizituan Kosovën gjatë mandatit të Gudjev
Gjatë katër viteve të fundit në Kosovë, janë realizuar pesë vizita të zyrtarë...
-
42 aksidente trafiku, u regjistruan dje
42 aksidente trafiku, janë evidentuar të enjten. 10 nga to janë me të lënd...
-
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shumë kohë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mbajtur tryezë diskutimi lidhur me katër...
-
KRU “Prishtina” njofton se të shtunën nuk do të ketë ujë në disa vende
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se do të ketë ndërp...
-
Policia shqiptoi 1.880 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Deponohen rreth 500 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, policia nis hetimet
Një zyrtar banke në Prizren, ka raportuar në polici se një person ka deponuar...
-
BitCoin në nivel rekord. Ja me sa dollarë këmbehet ajo
Bitcoin shënon nivele rekord të rritjes që prej zgjedhjes së Donald Trump si ...
-
Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve
Sot (e premte), 22 nëntor, do të hidhet shorti për ndeshjet e ‘play-off’it në...
-
Gjendet pa ndjenja një person në Gjilan, vdes në Emergjencë- Policia nis hetimet
Një person ka informuar policinë se të enjten rreth orës 14:00, është gjetur ...
-
Rusia sulmoi Ukrainën me raketë balistike ndërkontinentale, NATO: Nuk do ‘frenojmë’ mbështetjen ndaj Kievit
Përdorimi nga Rusia i një lloji të ri rakete balistike kundër Ukrainës dje as...
-
Plạgosja në Vranjevc, Policia tregon çka gjeti në vendngjarje – të plagosurve që po trajtohen në QKUK u caktohet masa e ndalimit për 48 orë
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen që ndodhi dje në lagjen...
-
Aliu për autostradën Prishtinë-Gjilan: Ka pasur shumë befasi për shkak të shembjeve të dheut dhe shpronësimeve
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...