Qosja: Shkëmbimi i territoreve do të qonte drejt bashkimit Kosovë-Shqipëri
Autori: Gazeta inFokus
20:57 | 28 November 2018
Akademiku, Rexhep Qosja ka komentuar idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë.
Qosja përmes një postimi në facebook ka shkruar se kjo ide mund të shtrohet për diskutim gjatë bisedime, shkruan Gazeta inFokus.
“Çështja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë është çështje që, ndoshta, ndoshta mund të shtrohet në bisedimet mes shqiptarëve dhe serbëve në Bruksel dhe, si e thonë disa nga vëzhguesit e tyre, mund të shtrohet në mënyrë demagogjike prej kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mund të shtrohet kur e kur edhe mistifikueshëm prej kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe mund të shtrohet qartë prej përfaqësueses së BE-së në këto bisedime, Federika Mogerini”, ka shkuar Qosja.
Qosja madje ka shkruar se shkëmbimi i territoreve do të qonte në bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
“Shkëmbimi i territoreve të sipërthëna, i arritur në paqe, me Marrëveshje midis shqiptarëve dhe serbëve, me pajtimin në fund të faktorëve ndërkombëtarë, me pajtimin e SHBA-së dhe të BE-së, do ta bënte më të madhe se ç’është sot mundësinë politike, kombëtare e ndërkombëtare, për zgjidhjen përfundimtare, historike, të çështjes së Kosovës: për Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë,” ka shkruar ai.
Më poshtë mund të gjeni të plotë postimin./Gazeta inFokus/

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...


























