Deda: Dorëheqjet në veri u bënë me urdhër të Vuçiqit
Autori: Gazeta inFokus 16:41 | 27 November 2018
Deputeti i Parlamentit të Kosovës Ilir Deda, në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka komentuar dorëheqjen e kryetarëve të komunave në pjesën veriore të vendit.
Deda, ka potencuar se këto dorëheqje, janë kryekëput me urdhër të Presidentit të Serbisë Aleksander Vuçiq dhe se kjo, sipas Dedës, është veprim i njëanshëm i prishjes së marrëveshjes të Brukselit nga ana e Serbisë.
“Sot shihet qartë brishtësia dhe thyeshmëria e marrëveshjeve “historike” në Bruksel, duke hyrë në finalen e përpjekjeve për ndarjen e Kosovës, me përshkallëzim të gjendjes politike e të sigurisë në pjesën veriore të shtetit”, ka shtuar Deda.
Sipas Dedës, kosovarët nuk duhen të bien në kurthe të tjerëve.
“Sot na duhet mençuri, maturi, bashkërendim të veprimeve dhe konsensus – i cili edhe ashtu është mese i vonshëm”, ka shkruar Deda.
Deda, më tej, ka shtuar se Qeveria e Kosovës, duhet të konkretizojë dhe sqarojë që taksa prej 100% ndaj produkte të prodhuara në Serbi do të hiqet kur Serbia t’i kthehet “normalizimit të marrëdhënieve” duke:
1. E ndalë në mënyrë të verifikueshme fushatën ndërkombëtare kundër Kosovës;
2. Në mënyrë të plotë e zbaton marrëveshjen për energji; marrëveshjen për IBM; marrëveshjen për kadastër e regjistër civil, si dhe marrëveshjen për diploma universitare./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...