Deputetët kërkojnë informacion zyrtar për dorëheqjet në veri
Autori: Gazeta inFokus 16:29 | 27 November 2018
Komisioni për Legjislacion, Mandate, e Imunitete në Kuvendin e Kosovës ka diskutuar të martën për dorëheqjet e kryetarëve të komunave me shumicë serbe.
Ata kërkuan që njoftimi për këto dorëheqje të bëhet në formë zyrtare nga përgjegjësit.
“Për pjesën e veriut duhet të diskutojmë me ministrin. Nuk duhet të diskutojmë pa pas informata zyrtare dhe të bazohemi vetëm në portale”- ka thënë Hajdar Beqa, anëtar i këtij Komisioni, nga PDK.
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se Kosova me taksën prej 100% vetëm se ka kundërgoditur, ndaj veprimeve të Serbisë, shkruan gazeta inFokus.
“Situata është ashpërsuar pas historisë së Interpolit dhe masat të cilat janë marrë. Të gjithë e dimë qe janë veprime politike të ruajtjes së dinjitetit. Kosova nuk ka goditë mirëpo ka kundërgoditë, është mbrojte nga veprimet që i ka bë Serbia kundër sovranitetit të Kosovës. Ajo që të gjithë e kanë parë është se është bërë në vetëmbrojte”, ka theksuar Sherifi.
Deputeti nga PSD, Frashër Krasniqi, është shprehur se në këtë fazë i gjithë spektri politik duhet të jetë i bashkuar.
Komisioni ka miratuar disa projektligje, përfshirë edhe propozimet me kandidatët për anëtarë të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas dhe formimin e grupit punues për referendum.
Është shtyer për mbledhjen e radhës Raporti me amendamente për Projektligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës.
Në këtë mbledhje u aprovua edhe Grupi punues për Projektligjin për referendum, i cili ka kaluar parimisht në seancë, si dhe u aprovua projektligji për arsimin shqip të viteve ’90.
Komisioni ka miratuar projektligje nga Pakoja për FSK-në.
Sot kanë dhënë dorëheqje të katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.
Këto dorëheqje vijnë pas rritjes së taksës nga 10 në 100 përqind për produktet me origjinë nga Serbia si dhe arrestimeve të fundit në veri./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...