Lajme

Shtetet me më shumë festa zyrtare, në Evropë prinë Shqipëria e Kosova

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 27 November 2018

Vendi me më së shumti festa në botë është Kamboxhia.

Banorët e këtij shteti kanë gjithsej 28 festa zyrtare brenda vitit, shkruan Gazeta inFokus.

E pas saj renditen Sri Lanka me 25 festa publike, Kazakistan me 21, Kolumbi, Filipine dhe Trinidad dhe Tobago me 18, Kinë dhe Hong Kong me 17, dhe Tajlandë, Turqi dhe Pakistani me 16.
Ndërsa menjëherë pas tyre renditen shtete shqiptare, Shqipëria ka gjithsej 14 ditë pushimi zyrtare për shkak të një feste dhe bën pjesë në grupin më të zakonshëm në botë sa i përket ditëve pushim. (pra më me pak të tilla).

-Advertisement-

Në Europë, Shqipëria është ndër ato vende që ka më shumë ditë zyrtare pushimi. Greqia dhe Italia kanë përkatësisht nga 12 ditë. Mali i Zi gjithashtu ka të njëjtin numër ditësh pushimi zyrtare si Shqipëria në 14, ndërsa Kosova llogarit 12.

Një festë publike, një festë kombëtare ose një pushim ligjor janë terma që nënkuptojnë asgjë më shumë se një ditë në një vit që është lënë mënjanë të jetë një ditë joproduktive dhe që është vendosur nga sundimi i ligjit. Ka shumë vende anembanë globit që gëzojnë privilegjin për të pasur një numër të madh pushimesh.

Këto festa në përgjithësi përbëjnë përvjetorin e një ngjarjeje të rëndësishme historike, ose feste fetare, ose një festë që bie në një ditë të caktuar të javës ose pas një sistemi kalendarik, si Kalendari kinez ose Lunar. Festimi i një dite të veçantë në një vend, si Dita e Fëmijëve në Turqi, gjithashtu mund të shënohet si një festë publike në një kohë tjetër se e njëjta ditë festohet diku tjetër.

Avantazhet e ditëve të pushimit kanë të bëjnë me faktin se njerëzve iu jepet më shumë kohë për të qenë me familjen si dhe për t’iu dedikuar argëtimit.

Ekspertët e sjelljeve sociale thonë se ato gjithashtu shërbejnë për të rritur ndërveprimin social dhe produktivitetin. Punonjësit kanë mundësi që të çlodhen dhe më pas t’i dedikohen punës me një rendiment më të lartë.

Por, kanë edhe anën tjetër të medaljes, pasi ndikojnë në ngadalësimin e transaksioneve që mund të bëhen përmes bankave, si dhe për sektorin financiar. Financat duhet të presin për pak kohë për t’u vënë në lëvizje, megjithatë qeveritë gjejnë mënyra për të kompensuar këto ‘humbje’.

Administrata shqiptare, nga ana tjetër, që të premten e mbyll që në orën 2 punën dhe të shtunë e të diel është pushim ka një efektivitet shumë më të ulët përballë një biznesi që shpesh punon pa pushim (e shtuna për pjesën më të madhe të sipërmarrjeve private është punë) për të arritur objektivat dhe madje për të siguruar mbijetesën.

Kjo javë, që duke filluar nga e mërkuara është pushim për administratën deri në fund të javës (pasi data 30 është caktuar pushim) është një dëshmi e dy “botëve” të ndryshme ku jeton shteti dhe biznesi.

Ky është kalendari i festave zyrtare të 2018-ës në Shqipëri

1 dhe 2 Janar Festat e Vitit të Ri
14 Mars Dita e Verës
22 Mars Dita e Nevruzit
01 Prill* E diela e Pashkëve Katolike
08 Prill* E diela e Pashkëve Ortodokse
01 Maj Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve
15 Qershor** Dita e Bajramit të Madh ¹
21 Gusht** Dita e Kurban Bajramit
19 Tetor Dita e Lumturimit të Nënë Terezës
28 Nëntor Dita Flamurit dhe e Pavarësisë
29 Nëntor Dita e Çlirimit
08 Dhjetor * Dita Kombëtare e Rinisë
25 Dhjetor Krishtlindjet

Festat zyrtare në Republikën e Kosovës

Viti i Ri
Krishtlindjet ortodokse
Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës
Pashkët Katolike
Pashkët Ortodokse
Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës
Dita Ndërkombëtare e Punës
Dita e Evropës
Bajrami i Madh, dita e parë
Bajrami i Vogël, dita e parë
Krishtlindjet Katolike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera