Shala apelon për konsumim të produkteve vendore
Autori: Gazeta inFokus
15:09 | 27 November 2018
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka bërë thirrje që të konsumohen prodhimet vendore sa më shumë, në hapjen zyrtare të “Javët e Biznesit Kosovar 2018”.
Shala ka thënë se Kosova mund të zhvillohet edhe pa produkte të Serbisë, dhe ka dhënë garancë për bizneset vendore se do t’i mbështes në çdo kohë.
“Dëshiroj të përgëzoj z.Shahini si organizator kryesor të “Javëve të biznesit kosovar 2018” e vlerësoi lartë organizimin dhe punën e madhe të AKB-së në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për konsumim të prodhimeve vendore për mbështetjen e bizneseve dhe prodhimit në përgjithësi. Ky projekt tradicional i cili këtë vit është organizuar në kuadër të “Ditëve të Biznesit të Vogël”, projekt ky i MTI-së i cili implementimet nga KIESA, e që ka për qëllim të informoj bizneset për politikat zhvillimore qeveritare dhe njëherit të sensibilizojë qytetarët e Kosovës të konsumojnë prodhime vendore”, ka thënë ministri Shala.
Ministri ka thënë se që nga marrja e mandatit e ka vendosur prioritet përkrahjen e prodhuesve vendor.
“Pra, që në fillimi te mandatit kam cekur se prioritetet e MTI-së, do jenë përkrahja e vazhdueshme e prodhuesve vendor dhe joshja e investitorëve të huaj, mbrojtja e konsumatorit, ngritja e cilësisë se produkteve vendore, zhvillimin e turizmit”, ka
thënë Shala.
Shala ka thënë se nuk do të lejoj më shitjen e produkteve që si referohen Kosovës si shtet.
“Të shfrytëzojmë rastin që kompanitë tona ta përcjellin këtë aktivitet dhe prodhimi jonë të jetë i mundshëm edhe për eksport. Dua t’i garantojë prodhuesit vendor dhe qytetarët e Kosovës, se nuk do lejoj që në Kosovë të futet produkt që shkruan “Kosovo Metohija”. Konsumoni sa më shumë prodhime vendore”, ka thënë ministri Shala.





T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...































