Sejdiu: Tre hapa që duhet ndërmarrë ndaj Serbisë në aspektin ekonomik
Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 24 November 2018
Deputeti i PSD-së Dardan Sejdiu, ka reaguar pas lajmit se Serbia ka bllokuar kalimin nëpër territorin e saj të mallrave evropiane që për destinacion kanë Kosovën.
Sipas Sejdiut, kjo është një mënyrë që Serbia të thotë: ose mall nga ne, ose asnjë mall tjetër.
Ai tutje ka kërkuar që Qeveria e Kosovës të zbatojë reciprocitet të plotë me shtetin serb.
“MARRËDHËNIET TREGTARE (ME SERBINË): QEVERIA TA ZBATOJË RECIPROCITETIN E PLOTË, TË VENDOSË FLAMUJT E PREJARDHJES SË PRODUKTEVE NË PIKAT E SHITJES, TA KRIJOJË FONDIN ZHVILLIMOR
Pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës mbi taksat për prodhimet me prejardhje nga Serbia dhe Bosnja-Herzegovina, Qeveria e Serbisë përpiqet tanimë ta bllokojë qarkullimin e çdo malli nga vendet e tjera, që kalon përmes territorit të Serbisë për në Kosovë!
Taksa e vendosur nga Republika e Kosovës është hap i domosdoshëm për të siguruar trajtim të barabartë në marrëdhëniet tona tregtare.
Veprimi i Qeverisë së Serbisë shperfaq saktë dhe qartë pse Republika e Kosovës duhet të vendos masa të plota reciproke politike dhe tregtare edhe me Serbinë!
Qeveria e Serbisë po thotë: Ose mall nga ne, ose asnjë mall tjetër!
Ose mall te subvencionuar, pak para skadence, me çmime nën kosto të prodhimit; ose asgjë!
Qeveria e Kosovës nuk duhet zbrapsur tash!
Tre hapa janë të domosdoshëm:
1. Reciprocitet i plotë tregtar dhe ekonomik!
2. Vendosja e flamurit të shtetit të prejardhjes së produktit tek çmimet e produkteve në secilin pike të shitjes!
3. Krijimi i Fondit Zhvillimor të Kosovës, në shërbim sidomos të tre industrive: Industrinë e përpunimit të ushqimit, Sektorin e shërbimeve në IT dhe Sektorin energjetik dhe minerar.
Shtet zhvillimor ose varësi ekonomike! Rrugë të ndërmjetme nuk ka!
Duaje tëndën!”
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...