Auto&Tech

Robert De Niro ndahet me gruan pas 20 vjetësh

Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 21 November 2018

Robert De Niro dhe bashkëshortja e tij për më shumë se 20 vjet, Grace Hightower janë ndarë.

Këtë e kanë konfirmuar disa burime për revistën Us Weekly.

Page Six, e cila e publikoi lajmin e para, raporton se çifti nuk janë duke jetuar së bashku.

-Advertisement-

Fituesi i çmimit Oscar, muajve të fundit, është paraqitur vetëm në ngjarje të ndryshme, në të cilat ai zakonisht shkonte me bashkëshorten e tij.

Ylli 75 vjeçar i Raging Ball është martuar me aktoren dhe këngëtaren 63 vjeçare në vitin 1997 pasi ishin takuar një dekadë më hertë, derisa ajo po punonte në një restoran në Londër.

Çifti kanë mirëpritur fëmiun e tyre në vitin pauses, por në vitin 1999, De Niro kishte aplikuar për divorc dhe e kishte paditur stjuardesën për kujdestarinë mbi djalin e tyre, Elliot.

Më pas, ata u pajtuan dhe De Niro u tërhoq nga divorci, derisa çifti kanë ripërtrirë betimet e tyre në vitin 2010, në fermën e De Niros.

Ata u bënë prindër të vajzës së tyre, Helen, nga një nëne surrogate në muajin dhjetor të vitit 2011, kur De Niro u bë 68 vjeçar.

Hightower ka folur për lidhjen e tyre të dashurisë në vitin 2013 në një intervistë me Katie Couric, ka thënë se sekreti për një martesë të lumtur është “të japësh dhe të marrësh shumë, të qëndrosh me këmbë në tokë dhe të respektosh njëri-tjetrin”.

Ylli i Godfather ka katër fëmijë të tjerë, Drena dhe Raphael, me ish-bashkëshorten e tij Diahnne Abbott, si dhe djemtë binjakë, Julian dhe Aaron, me ish të dashurën, Toukie Smith.

Etiketa:
VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy