Energjia e ushqimit
Autori: Gazeta inFokus 12:19 | 17 November 2018
Mund të themi që ushqimi i shëndetshëm është ai ushqim i cili përmbush konsumimin optimal të energjisë, si dhe të materieve ushqyese dhe mbrojtëse të nevojshme që organizmi të funksionojë si duhet dhe të qëndrojë vital sa më gjatë.
Ushqimi duhet të jetë i llojllojshëm, ndërsa ushqimet e kombinuara si duhet, sepse çdo ushqim përmban shumicën e nutrientëve të caktuar, por kurrë të gjitha materiet ushqyeset dhe mbrojtëse të nevojshme për organizmin, transmeton Koha.net.
Sot është bërë shumë e diskutueshme se çfarë ushqimi i përgjigjet njeriut modern dhe mënyrës së tij të jetesës. Shumë mendime dallojnë, rreth shumë temave. Duke filluar nga ajo se çfarë ushqimi duheni të zgjidhni e deri te ajo nëse duhet të hani ushqim me prejardhje shtazore apo jo.
Do të ishte e komplikuar të hyhet në diskutim për atë se cili ushqim do të ishte universal për të gjithë racën njerëzore, sepse në njeriun modern ndikojnë shumë faktorë, nga gjendja e fizionomisë së tij e deri te mjedisi në të cilin jeton. Te shumë njerëz mund të vërehet që mënyra e ushqimit të tyre u ndryshohet në mënyrë proporcionale me ndryshimin e vetëdijes, ose në rastin më të keq, me ndryshimin e gjendjes shëndetësore. Sido që të jetë, me siguri më së miri do të ishte që çdo njeri të zgjedhë llojin e vet të ushqimit, përkatësisht të dëgjojë “stomakun e vet”. Megjithatë, do të ishte mirë të theksohen disa udhëzime për ushqimin e duhur.
Ushqimi dhe prana
Shprehja sanskrite “prana” në traditën e lashtë indiane përdoret për energjinë gjithëpërfshirëse të jetës e cila na rrethon gjatë gjithë kohës. Ajo energji gjendet në secilin prej nesh dhe në gjithçka rreth nesh. Pa të nuk ndodhë asgjë. Bimët, kafshët dhe kristalet po ashtu kanë pranën. Kinezët e lashtë pranën e kanë quajtur chi, japonezët ki… Shprehja moderne për pranën mund të jetë jonet pozitive apo negative, ose thjesht energjia jetësore. Prana në trup futet përmes pijes, gjumit, frymëmarrjes, meditimit, por edhe përmes ushqimit. Prana po ashtu ka edhe kualitetin e vet, kështu që edhe njerëzit e caktuar, sendet por edhe ushqimi ka pranën e vet kualitative, përkatësisht energjinë kualitative. Nëse e marrim një lule në natyrë, jetëgjatësia e saj shkurtohet, sepse e kemi ndarë nga burimi i energjisë. Energjia e ushqimit humbet te ushqimi i zier i cili qëndron më gjatë se një ditë, ushqimi i ngrirë dhe fermentuar, ushqimi i ringrohur, pemët dhe perimet e ziera shumë gjatë, pemët dhe perimet gjysmë të kalbura. Shkurt, mund të themi që sa më të freskët e hamë ushqimin më mirë është për ne.
Renditja e ushqimit
Po ashtu do të ishte mirë të theksohet se si renditja sipas së cilës konsumojmë ushqimet ndikon në gjendjen tonë shëndetësore. Ekziston shprehja popullore “një mollë në ditë ju mban larg mjekut”. Duke pasur parasysh veçoritë shëruese të mollës, kjo me siguri është e vërtetë. Por ajo mollë më së miri është të hahet në mëngjes dhe atë në stomak të zbrazët. Pse? Paramendoni drekën tuaj në stomak, në procesin e shpërbërjes. Keni hedhur një copë mollë e cila duhet të kalojë përmes stomakut në zorrë dhe aty përmes lëngjeve të saj të përshpejtojë tretjen. E pamundshme sepse dreka ende nuk është shpërbërë. Dhe kështu e gjithë përzierja në stomak fermentohet dhe shndërrohet në acid. Pemët e përziera me ushqimin nxisin fryrjen e barkut dhe gazrat. Shumë pëlqejnë që gjatë drekës të pinë pak ujë, lëng ose qumësht. Pirja para, gjatë ose pas ngrënies është po ashtu keq për tretjen. Lëngjet, veçanërisht ato të ftohta, hollojnë lëngjet tretëse, ftohin zjarrin tretës, dhe po ashtu shkaktojnë fryrjen, mbipeshën. Ndoshta këto janë arsyet pse çdo herë pas drekës gromësini, ndiheni të fryrë, të lodhur. Nëse gjithsesi duhet të hani dhe të pini në të njëjtën kohe, provoni me ujin ose çajin e ngrohtë. Reduktoni dhe ndaluni së ngrëni ushqime nga fast food dhe të ashtuquajturin Junk food. Produktet e tilla përmbajnë një sasi shumë të ulët të materieve që mbështesin jetën, prandaj trupi ka nevojë për më shumë energji për ta tretur. E njëjta gjë vlen për shujtat e rënda vonë në mbrëmje, kur organizmi ka nevojë për pushim dhe jo lodhje.
Nëse i keni këto shprehi, provoni të paktën t’i ndryshoni deri diku, do të shihni që organizmi do ta ndjejë ndryshimin më të vogël dhe do të ndiheni shumë më mirë. Gjithsesi kur hani, provoni që rreth vetes të krijoni atmosferë sa më të qetë dhe pozitive. Përmes ushqimit e fitoni energjinë, nga ju varet se si do të duket ajo energji. Kjo është një nga arsyet pse në të gjitha religjionet thuhet lutja para ngrënies. Jini falënderuese për atë ushqim, hajeni me qetësi në zemër. Trupi njerëzor është shërbëtor i përkryer, gjithnjë derisa kujdesemi për të.
Të tjera
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...