Lajme

Kurti: Thaçi rrugës drejt azilit politik në Rusi

Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 16 November 2018

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti gjatë një konference për media ka prezantuar “Alternativën e Lëvizjes me katër hapa për bisedimet me Serbinë”.

Sipas tij, në hapin e parë duhet bërë shqyrtimi i dialogut Kosovë-Serbi dhe arritjet e tij.

Ai ka përmendur platformën me parime për dialogun me Serbinë, si dhe ka thënë se bisedimet nuk duhet të jenë një skenar, kurse ekipi negociator duhet të jetë me legjitimitet nga Kuvendi.

-Advertisement-

Kurti u ka bërë thirrje AAK-së dhe Nismës që mos të bëjnë pjesë në ekip negociator, në mënyrë që Presidenti Hashim Thaçi të mbetet i vetëm.

Numri një i Vetëvendosjes tha se rrugës drejt azilit politik në Rusi, do të jetë edhe Hashim Thaçi.

“Ne nuk mund ta ndalim në rrugën e tij. Por, ne mund dhe duhet ta ndalim që ai ta marrë Kosovën me vete. Kosova nuk futet dot në valixhe. Asnjëherë, të askujt. Toka jonë është e shkriftë, sepse historikisht është përplot gjak, lot e djersë të panumër brezave. Të palarat e veta në valixhen e tij, Thaçi nuk i shkëmben dot me tokë të Kosovës”.

Këtë deklaratë Kurti e ka bërë duke pasur për referencë takimin që Thaçi zhvilloi së fundi në Paris me presidentin rus, Vladimir Putin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera