Lajme

Malishevë, fillon shqiptimi i gjobave për ndotje të ambientit

Autori: Gazeta inFokus 15:41 | 15 Nëntor 2018

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës, ka filluar ta zbatojë udhëzimin për ndëshkime me gjoba mandatore për mbrojtjen e mjedisit.

Sipas Drejtorisë së Inspektoratit ky udhëzim ka filluar të zbatohet më datë 13 nëntor, ku edhe është shqiptuar gjoba e parë.

Sipas drejtorit të Drejtorisë së Inspektoratit në Malishevë, Dibran Kastrati, ka thënë se të gjithë personat që e ndotin ambientin do të ndiqen procedurat ligjore.

-Advertisement-

Gjoba e parë është ekzekutuar për një person, i cili është kapur duke djegur mbeturinat në sipërfaqe publike në natyrë.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy