Sport

Gjyqtarët kosovar drejtojnë ndeshjen Turqia-Ukraina

Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 15 November 2018

Gjithnjë e më shumë, gjyqtarëve të futbollit të Kosovës me stemën e FIFA-s po u besohet ndarja e drejtësisë në ndeshjet ndërkombëtare dhe këta gjyqtarë gjithnjë e më mirë dhe në mënyrë dinjitoze po e përfaqësojnë Kosovën, shkruan GazetainFokus.

Kështu, një super ballafaqim miqësor Turqia-Ukraina që do të zhvillohet më 20 nëntor në Antalya u është besuar gjyqtarëve të Kosovës me Genc Nuzën kryesor edhe Fatlum Berishën e Bujar Selimajn, asistent dhe gjyqtari i katërt do të jetë Besfort Kasumi.

Kjo do të jetë edhe një sprovë e radhës për Genc Nuzën me shokë , e cila shton përvojën dhe ngritjen profesionale në arenën ndërkombëtare.

-Advertisement-

Të rikujtojmë se kjo është hera e dytë që Nuza, Berisha e Selimaj, ndajnë drejtësinë në ndeshjet e Kombëtares së Turqisë, më herët kishin gjykuar ndeshjen Turqia-Moldavia. /GazetainFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera