Taksa ndaj Serbisë, nuk rrit çmimet në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 13 November 2018
Nuk pritet të ketë rritje të çmimeve si pasojë e taksës ndaj Serbisë
Drejtoresha e Aleancës Kosovare të Bizneseve Lumnije Ajdini ka thënë se nuk do të ketë rritje të çmimeve, pavarësisht taksës ndaj mallrave të Serbisë.
‘‘Kemi pasur takime këto tri ditë, asnjëri prej prodhuesve tanë nuk do ta rrisë çmimin pavarësisht masës mbrojtëse’’, ka thënë Ajdini gjatë konferencës për shtyp nga Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit.
Ajo ka bërë thirrje që produktet e Serbisë të zëvendësohen fillimisht me produktet në Kosovë e pastaj edhe me ato të Shqipërisë dhe vendeve tjera të rajonit.
“Ne si aleancë e bizneseve për 16 vite me radhë kemi organizuar projektin tradicional ‘Unë konsumoj produkte vendore, po ju’. Gjatë gjithë kësaj kohe kemi dhënë rekomandime për Qeverinë e Kosovës si dhe gjithë përfaqësuesit e institucioneve që të kemi hapësirë për produktet vendore. Ne e kemi përkrahë vendimin e Qeverisë për taksën ndaj Serbisë. Ne vazhdimisht kemi bërë thirrje që të konsumohen produkte vendore dhe ato produktet që vijnë nga Serbia, mund të zëvendësohen së pari nga Kosova pastaj edhe nga Shqipëria dhe vendet e rajonit”, ka thënë Ajdini.
Ndërsa Selatin Kaçaniku nga organizata ‘Konsumatori’ është shprehur skeptik sa i përket mos rritjes së çmimeve në Kosovë.
‘’Edhe pse Qeveria kohë më parë e hoqi TVSH-në për shume prodhues kosovarë, ne si konsumatorë nuk e kemi shijuar asnjëherë uljen e çmimit. Dhe duke u nisur nga kjo përvojë, ne kemi frikë se do të ketë rritje çmimesh shtesë’’, ka thënë Kaçaniku.
Sipas tij, blerja e produkteve të Serbisë nga qytetarët e Kosovës nënkupton njohjen e Kosovës si pjesë të Serbisë.
‘’Për shkak se Kosova në kushtetutën e Serbisë figuron si pjesë e saj, mallrat që vijnë në vendin tonë nuk guxojnë të deklarohen për eksport por si distribuim. Deklarimi si distribuim do të thotë ne të gjithë që blejmë produktet e tyre e njohim Kosovën si pjesë të Serbisë. Këtë e kemi ngritur disa herë’’, ka deklaruar Kaçaniku.
Kryetari i Këshillit për mbrojtjen e Konsumatorit Sherif Fejzullahu ka thënë se do të hapen në gjitha komunat e Kosovës zyrat për mbrojtjen e konsumatorit dhe një gjë e tillë tashmë veç ka filluar.
‘’ Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit ka filluar me projektin që të hapë zyra në të gjitha komunat e Kosovës për mbrojtjen e konsumatorit. Deri tani këto zyra janë hapur në Ferizaj, Gjilan, Viti. Gjithsej priten të hapën në rreth 34 komuna të Kosovës’’, tha Fejzullahu. Ai deklaroi se Këshilli e përkrahë vendimin e Qeverisë për taksën prej 10% për mallrat që vijnë nga Serbia.
Të tjera
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...