Bytyqi: Transferimi i studentëve duhet të bëhet me kritere
Autori: Gazeta inFokus
16:55 | 12 November 2018
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka reaguar ndaj kërkesës së kryeministrit të Kosovës për transfer të disa studentëve nga Universiteti Shtetëror i Tetovës në UP, raporton KALLXO.com.
Shyqiri Bytyqi tha se nuk ka qenë i informuar për këtë kërkesë të kryeministrit mirëpo sipas tij, një transfer i tillë duhet të jetë i bazuar në kritere.
Në një përgjigje për KALLXO.com, ministri tha se duhet të ruhet pavariësia e universitetit në këto lloj vendimesh.
« Unë si ministër I MASHT-it nuk kam ndonjë informacion për një kërkese të tille lidhur me studentët e universitetit te Tetovës për transferim ne UP. Ajo çka në ketë rast duhet të konsiderohej është se Universiteti I Prishtinës është institucion e pavarur dhe duhet të veprojë mbi bazën e këtyre parimeve », tha Bytyqi.
Ai shtoi se ‘rritja e numrit te studenteve duhet te behet ne përputhje me numrin e studenteve te lejuar nga vendimet e akreditimit, transferimi i studentëve nga UT në UP duhet të bëhet në përputhje te plotë me UA dhe rregulloret ne fuqi.
Po ashtu sipas tij, ‘procedurat e transferimit duhet te kryhen nga vetë fakulteti në përputhje të plotë në procedurat dhe rregullat në fuqi siç duhet të bëhet edhe barasvlersimi i kredive, i lëndëve dhe notave nga vetë fakulteti’.
Lidhur me këtë çështje, Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka thënë se përbën shkelje flagrante të pavarësisë së universitetit .
“Kjo pikë përbën ndërhyrje eklatante në autonominë akademike të Universitetit. Kjo kërkesë është dashur të refuzohet me automatizëm nga Rektori, i cili sot ka dështuar t’i plotësojë detyrat e tij që burojnë nga Statuti i miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Ky Statut ashtu si edhe Ligji për Arsimin e Lartë në Kosovë kanë përcaktuar se Universiteti ka autonomi për çështje akademike. Kjo autonomi …nuk mund të cënohet nga kërkesa të tilla absurde që vijnë nga Kryeministri dhe këshilltarët e tij për interesa të ngushta të tyre apo familjarëve të tyre”, thuhet në reagimin e ORCA-s.
Ata shtuan se një ndërhyrje e tillë mund të ketë edhe pasoja sikurse përjashtimi i Agjencisë së Akreditimit nga EQAR.
“Përvoja jonë me ndërhyrjet e Kryeministrit dhe këshilltarëve të tij është e hidhur, si shembull vjen përjashtimi i Kosovës nga EQAR, të cilin përjashtim po mundohemi ta përmbysim me shumë përpjekje si shoqëri, institucione e organizata joqeveritare. Prandaj ORCA e fton Kryeministrin që të merret me punët e Republikës që i takojnë sipas Kushtetutës dhe ligjeve të tjera të vendit, ndërkohë luftën për cilësi në arsim do ta bëjnë ata që nuk pengohen nga interesat të tyre apo të fëmijëve të tyre”, thuhet tutje në reagim.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...






























