Ja sa prona po ia fal Qeveria e Kosovës serbëve (Dokument)
Autori: Gazeta inFokus
16:14 | 09 November 2018
Të njëjtën ditë që Qeveria e Kosovës ka vendosur taksën prej 10 për qind për mallrat e Serbisë, ka marrë edhe një vendim të rëndësishëm për fatin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Pa shumë zhurmë, ua ka falur Mitrovicës së Veriut, Ranillugut dhe Kllokotit dhjetëra prona shoqërore që ndodhen në këto territore.
Gazeta inFokus posedon dokumente që dëshmojnë se vetëm në Mitrovicën e veriut janë 62 asete të ndërmarrjeve, përfshirë tokat bujqësore që do ti barten në pronësi komunës nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.
Ndërkaq, 11 prona me sipërfaqe të ndryshme të pa privatizuara do të kalojnë në pronësi të Ranillugut e 14 prona do ti falen komunës së Kllokotit.
Por kjo nuk është e tëra.
Zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit i kanë thënë gazetës inFokus se në vazhdimësi me kërkesë të komunave me shumicë serbe janë tërhequr nga procesi i privatizimit ndërmarrje e asete të ndryshme.
Madje sipas dokumenteve që posedon gazeta, kërkesat për tërheqje nga procesi i privatizimit dhe kthim në pronësi të komunës të objekteve dhe pronave të paluajtshme me qëllim të realizimit të projekteve të interesit publik tashmë kanë shkruar edhe në adresë të qeverisë edhe nga Leposaviqi, Zveçani, Graçanica, Shtërpca e Zubinpotoku.
Të dhënat tregojnë se në Leposaviq janë 25 asete të pa shitura që mund ti barten komunës, në Shtërpcë 33, në Zubin Potok 17, në Zveçan 8 e në Graçanicë 28.
Sipas raportit vjetor të AKP-së ekziston një numër i konsiderueshëm i aseteve në komunat në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, për të cilat vazhdimisht ka pasur mungesë të bashkëpunimit me, që ka krijuar vonesa në realizimin e shitjeve të aseteve.
Ndryshe, sic është raportuar në medie kjo kërkesë për ndalim të privatizimit në komunat me shumicë serbe ka qenë kusht i vazhdushëm i Listës Serbe ndër vite.
Lista Serbe edhe në vitin 2015 kishte marrë garanci nga koalicioni qeverisës, aso kohe mes PDK-së dhe LDK-së, se nuk do të ndodhë privatizimi i pronave shoqërore në këto komuna./Gazeta inFokus/


T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































