Rozë

“Billboard”, Ariana Grande zgjidhet si “Gruaja e Vitit” në muzikë

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 08 November 2018

Pas një viti mjaft të suksesshëm, këngëtarja Ariana Grande është përzgjedhur gruaja e vitit nga “Billboard”.

25-vjeçarja do të marrë çmimin më 6 dhjetor në Nju Jork. Në vitin e fundit, Grande kishte hyrë në “Top 40” me hitet “No Tears Left to Cry”, “Breathin” dhe “God Is a Woman”.

Ajo organizoi edhe një koncert në Manchester vitin e shkuar duke grumbulluar më shumë se 23 milionë dollarë për viktimat e sulmit të ndodhur në këtë qytet. Këtë çmim më herët e kanë fituar edhe Taylor Swift, Lady Gaga, Madonna e Selena Gomez.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera