Lifestyle

Pesë mënyra si ta përdorni limonin në rutinën tuaj të bukurisë

Autori: Gazeta inFokus 21:39 | 07 November 2018

Mënyra më e mirë për të mësuar se çfarë funksionon vërtetë për lëkurën tuaj është të filloni të përfshini përbërës natyralë në rutinën tuaj të bukurisë, për të parë si reagon lëkura ndaj këtyre të fundit.

Produktet e lëkurës nuk kanë për bazë asgjë tjetër veçse produktet si mjalti, limoni, uji i trëndafilit etj!

Limoni është një ndër frutat me numrin më të lartë të përbërësve aktive,që ndihmojnë në pastrimin e lëkurës, zbehjen e njollave, rigjenerimin e saj dhe më poshtë Living do të përmendë pesë përdorimet e limonit në rutinën tuaj të bukurisë.

-Advertisement-

1. ‘Scrub’ për trupin

Ju mund të përgatisni vetë në shtëpi një tonik për lëkurën e trupit ! Përzieni të njëjtën sasi lëng limoni me ujë kokosi dhe fërkoni lëkurën e trupit me ndihmën e një sfungjeri.

Uji i kokosit do të ndihmojë në hidratimin e lëkurës tuaj dhe limoni do ta pastrojë atë dhe do të zbehë njollat pas disa përdorimesh.

Mund ta zëvendësoni ujin edhe me vajin e kokosit.

2. Ujë tonik

Çfarë bën uji tonik për lëkurën tuaj? Në thelb, edhe pas larjes së fytyrës, pluhuri dhe papastërtitë e tjera (si ndotja) mund të “ngjiten” pas lëkurës suaj dhe të bllokojnë poret.

Duke përdorur një toner, ju mund të pastroni çdo papastërti riktheni balancën e pH-së të lëkurës tuaj, duke e bërë më të lehtë për të absorbuar serumin apo kremin.

Kur duhet ta përdorni ujin tonik? Toneri është hapi i fundit në procesin e pastrimit, dhe hapi përgatitor para hidratimit

Një mënyrë për të luftuar aknet dhe për të zbehur njollat që këto të fundit lënë përgatisni një toner qetësues.

Përbërësit:

– 3 gota ujë të ftohtë
– 2 lugë gjelle lëng limoni
– 1/2 filxhan me feta kastraveci
– ¼ e një kupe të vogël me feta limoni

Përgatitja:

1. Shtrydhini të gjithë përbërësit dhe masën që përftuat hidheni në një kavanoz.
2. Këtë të fundit mbajeni në frigorifer për ta përdorur një javë rresht.
3. Mjafton të njomni pak pambuk e me të , të lyeni fytyrën para se të flini.

3. Çelni ngjyrën e flokëve

Kjo mund të jetë një nga përdorimet më të njohura të limonit për bukurinë. Kjo metodë mund të ndihmojë në hapjen e ngjyrës së flokëve (gjithmonë nëse i keni në tonalitetet e së verdhës).

Ajo që duhet të bëni është thjesht të aplikoni lëng limoni në flokët tuaj dhe të dilni në diell. Me kontaktin e diellit, limoni do të ndihmojë në zverdhjen e flokëve në mënyrë krejt natyrale.

4. Forcues thonjsh

Përbërësit:

– 2 lugë gjelle vaj ulliri
– 1 lugë gjelle lëng limoni

Përzieni këta dy përbërës në një tas qelqi dhe ngrohini në mikrovalë për 30 sekonda. Zhytini thonjtë tuaj në këtë tas për disa minuta, pak para se të flini dhe vishni një palë doreza pambuku. Lajini duart në mëngjes dhe aplikoni një krem hidratues. Do të shihni sesi për një kohë të shkurtër, thonjtë do të jenë më të fortë dhe do të rriten më shpejtë.

5. Zbeh njollat e errëta në zonën e sqetullave

Limoni është një përbërës i shkëlqyeshëm për kujdesin e lëkurës pasi enzimat aktive veprojnë si një neutralizues aromatic dhe në të njëjtën kohë ndihmon në zbehjen e njollave të errëta që zakonisht formohen në pjesën e sqetullave.

Acidi i limonit është përgjegjës për eliminimin e baktereve që shkaktojnë erëra të këqija, kështu që mund të funksionojë si një deodorant emergjent.

Si ta përgatisni pastën kundër njollave

1. Përzieni pak lëng limoni, tërshërë dhe pak mjaltë.
2. Aplikojeni këtë pastë në zonën e sqetullës dhe lëreni për një orë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera