Fun & Video

A e dini se cilat vetura janë më të kërkuarat në botë?

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 06 November 2018

Sipas të dhënave të kompanisë së sigurimeve Veygo, markat japoneze janë markat më të kërkuara të makinave në Google.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në 57 nga 171 vendet e mbuluara nga ky studim, ashtu si vitin e kaluar, prodhuesi japonez ishte numri 1 absolut në vende si SHBA dhe Kanada, Australia dhe shumë vende afrikane, por jo më në Kinë.

Ndërsa, po sipas të njëjtit studim, BMW është në vendin e dytë, si vetura më e popullarizuar në 25 vende, por që ka një rënie drastike nga viti i kaluar.

-Advertisement-

Ajo është pasuar nga Mercedes si markë më e kërkuar në 23 vende.

Globalisht, Toyota ka rreth 7.8 milion kërkime në muaj, e ndjekur nga Honda dhe Ford.

Po sipas studimit, është interesante që në shumicën e vendeve njerëzit kërkojnë modele që planifikojnë të blejnë, por në 12 vende, megjithatë, janë makinat më popullore ato luksoze italiane.

Kështu, Lamborghini është, për shembull, më i njohuri në Bangladesh, Nepal dhe Venezuelë.

Risi në këtë studim thuhet të jetë Tesla, e cila ka rezultuar të jetë më e popullarizuar në shtatë vende, përfshirë Kinën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera