Lajme

Ky është fshati i Prishtinës që nuk ka ujë të pijshëm

Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 05 November 2018

Fshati Shkabaj në komunën e Prishtinës nuk do të ketë ujë të pijshëm gjatë ditës.

Këtë e kanë konfirmuar nga kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina, shkruan Gazeta inFokus.

Në njoftimin e kompanisë thuhet se shkak i ndërprerjes është rrëshqitja e dheut mbi gypin e ujësjellësit nga një Investitor i cili është duke u marrë me ndërtime të larta të banesave.

-Advertisement-

Në njoftimin e Ujësjellësit thuhet se kompanitë janë duke punuar për rikthimin e ujit të pijshëm.

“Në këtë rast, investitori në fjalë duhet të jetë i obliguar nga komuna e Prishtinës që të bëjë sanimin e defektit dhe të jetë në shërbim të qytetarëve në mënyrë që sa më shpejtë t’u rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm. Pavarësisht dëmtimeve të tilla, meqë ujësjellësi u ka bërë disa herë thirrje publike investitorëve që të jenë më të kujdesshëm gjatë realizimit të projekteve të tyre ndërtimore, ekipet e ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes dhe të përgatitur mirë që të ndihmojnë në sanimin e defektit në fjalë”, thuhet në njoftimin e Ujësjellësit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera