Sport

Gjashtë skuadrat që nuk dinë për humbje në pesë ligat kryesore të Evropës

Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 02 November 2018

Ligat evropiane të futbollit kanë hyrë në një fazë të rëndësishme të sezonit.

Po thuajse të pesë ligat janë në përfundim të fazës së parë, që llogaritet arritja në xhiron e dhjetë.

Deri në këtë fazë, janë vetëm gjashtë ekipe në këto pesë liga që ende nuk dinë për humbje.

-Advertisement-

Tri nga këto skuadrat vijnë nga Premierliga, me Chelsean, Manchester Cityn dhe Liverpoolin, që mbesin skuadra për t’u mposhtur në elitën e futbollit anglez.

Për humbje nuk di as Juventusi në Serie A, e po ashtu as PSG në Francë.

Në pritje të humbjes së parë është edhe Borussia Dortmund në Bundesligë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera