Rozë

Paris Hilton ka takuar princin e ëndërrave të saj dhe do të martohet vitin tjetër

Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 31 October 2018

Në një intervistë ekskluzive për revistën italiane ‘Chi’ që do dalë ditën e sotme, modelja Paris Hilton ka rrëfyer për princin e ëndërrave të saj Chris dhe që dëshiron të ketë një familje të lumtur.

‘Vitin tjetër do martohem. Më parë preferoja të rrija vetëm, por kur kam takuar Chris (Zylka) kuptova se ishte burri i duhur për mua’.

‘Ëndërroj një martesë shumë të bukur me një fustan romantik. Më pas do doja fëmijë: fillimisht një vajzë, të cilën do ta quaj London, e më pas një djalë, që do doja ta quaja Milan…në fund të fundit unë quhem Paris!

-Advertisement-

‘Kam që në adoleshencë që punoj shumë fort, kam ndërtuar një perandori dhe tani dua t’i dedikohem vetes”.

E pyetur për ‘luftën e vështirë’ me Kim Kardashian, sipërmarrësja dhe trashëgimtarja përgjigjet kështu: “Njihemi që kur ishim dy vjeç, nënat tona janë shoqe të ngushta… Mediat amerikane duan shumë të sajojnë histori”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera