Lajme

AKP cakton Bajram Zejnullahun u.d. i kryetarit të Bordit

Autori: Gazeta inFokus 17:13 | 30 October 2018

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit është njoftuar zyrtarisht nga Petrit Gashi me dorëheqjen që ai e ka dorëzuar dje në Kuvendin e Republikës së Kosovës, institucioni që sipas Ligjit të AKP-së i zgjedh të gjithë anëtarët e Bordit të Drejtorëve.

Bordi i Drejtorëve shpreh keqardhje për vendimin e njëanshëm të z.Gashi për dorëheqje dhe thekson se pas dorëheqjes së kryesuesit të Bordit, këtë detyrë do ta ushtroj zëvendës kryesuesi i Bordit të Drejtorëve, z. Bajram Zejnullahu, sipas Ligjit të AKP-së dhe akteve nënligjore që rregullojnë punën dhe veprimtarinë e Bordit të Drejtorëve.

Bordi ka gjithsej tetë anëtarë, ndërkaq me shtatë anëtarë që janë me mandat ligjor Bordi është plotësisht funksional për të mbajtur mbledhje e për të marrë vendime.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy