Dhuna ndaj grave, “call center” për të qetësuar burrat agresivë
Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 30 October 2018
Zyrtarët dhe punonjësit socialë suedezë shpresojnë që partnerët abuzivë nuk do t’i përdorin më duart, do të marrin frymë dhe do të qetësohen duke telefonuar në një “call center” për ndihmë, në një zgjidhje inovatore që pritet t’i japë fund problemeve të zakonshme me sherret në familje në vendin ultra-progresiv.
Linja telefonike ndihmëse është një projekt pilot dy vjeçar i organizuar nga autoritetet lokale në Stokholm dhe në rajonin jugor të Skane, ku gjendet qyteti i tretë më i madh i Suedisë, Malmo.
Shërbimi do të fillojë të pranojë thirrjet nga burrat e dhunshëm në janar. Teksa ndihmat për viktimat e abuzimit tashmë janë të zakonshme, ofrimi i mbështetjes te vetë abuzuesit është një qasje e re, e cila sipas ideatorëve do t’i ndihmojë personat e dhunshmë të kapërcejnë turpin, të bëjnë ndryshime dhe të mos i lëndojnë të afërmit e tyre.
“Nuk ka asnjë mënyrë të dukshme për të hyrë në kontakt me ata që suhtrojnë dhunë, por ky projekt mund të ndryshojë këtë gjë”, tha drejtuesja e projektit Christina Ericson për transmetuesin shtetëror SVT.
Punonjësit socialë të trajnuar dhe psikologët do të jenë të gatshëm të këshillojnë dhunuesit që duan t’i japin fund karakterit ekspresiv dhe dëmtimit të partnereve të tyre. Ata gjithashtu do të punojnë me njerëz që përjetojnë mendime për dhunë ndaj të dashurve të tyre dhe t’i ndihmojnë ata për të shmangur fenomenin.
“Disa abuzues janë të vetëdijshëm për veprimet e tyre, dëshirojnë të ndryshojnë mënyrat e tyre, por ngurrojnë që të kërkojnë ndihmë”, thonë organizatorët.
Linja telefonike do të “dërgojë një sinjal” për këta njerëz dhe “do ta zvogëlojë pak turpin”, kështu që ata do të jenë të gatshëm për të kërkuar ndihmë, tha Andrea Hansson, një punonjëse sociale në Qendrën e Krizave në Malmo.
Pavarësisht se sindikata më e madhe e vendit ka prezantuar një “linjë telefonike” në vitin 2016, një raport i BE-së zbuloi se shkalla e dhunës në familje e bën Suedinë të katërtën nga 28 shtetet e BE-së për dhunë ndaj femrave dhe gjysma e grave suedeze të anketuara kanë raportuar dhunë fizike ose seksuale në përgjithësi.
Ky fenomen është quajtur ‘The Nordic Paradox’, pasi ndikon edhe fqinjët më të afërt të Suedisë, Norvegjinë, Finlandën dhe Danimarkën. Të gjitha vendet kanë një vlerësim të shkëlqyeshëm të barazisë gjinore, por çuditërisht kanë edhe nivele të larta të dhunës në familje ndaj grave.
Të tjera
-
Kurti pret në takim arkitektin kroat të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës
Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çekun, kanë...
-
Kjo është mosha e dy të rinjve që u arrestuan nga Serbia, Ministria jep detaje
Dy persona në Podujevë gjatë ditës së premte janë arrestuar nga autoritetet s...
-
Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë
Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, kanë inaugu...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor në qitje e manovra me municion lụftarak
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të Regjimentit të parë të këmbësoris...
-
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare. Sipa...
-
“O paramendone Fitore Pacolli nuk flet me daj të vet”- Shokon Dimal Berisha me këtë deklaratë për Fitore Pacollin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka qenë i ftuar në “Podcast me ...
-
VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Gazetari i BBC e pyet Vuçiqin për luftë të mundshme Kosovë- Serbi, ja si përgjigjet ai
Në një intervistë në emisionin “HARDtalk” në BBC, presidenti i Serbisë, Aleks...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy përsonave, dyshohet për dy vepra penale
Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sekt...
-
Më 17 dhjetor takimi i radhës në dialog
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të...
-
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë. Lajmi u b...
-
Kamala Harris planifikon një rikthim të madh politik
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar ...