Auto&Tech

Zbulohen specifikat dhe çmimi i modelit Mercedes GLE 2019-foto

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 30 October 2018

Kanë filluar porositë për Mercedes GLE e ri 2019, që ka një çmim fillestar prej 62 mijë euro ndërsa dorëzimi i tyre do të fillojë në pranverë të 2019-ës.

Rivali i BMW X5 e Audi Q7 vjen me një dizajn evolucionar, me grila të mëdhenj nga para e pas si dhe drita LED të reja, transmeton koha.net.

Me Mercedes GLE të ri ofrohen dy lloje të motorëve për t’u zgjedhur, e që të dy këta përdorin marsh automatik me nëntë shpejtësi e kanë të gjitha rrotat aktive.

-Advertisement-

Njëri është GLE 300 d 4MATIC me motor 2.0 litërsh që prodhon 242 kuajfuqi me një çmim fillestar prej 62 mijë euro. GLE me këtë motor shpejtësinë nga 0 në 100 km/h e arrin për 7.2 sekonda.

Ata të cilët kërkojnë më shumë fuqi është GLE 450 4MATIC, i cili ka motorin 3.0 litërsh me gjashtë cilindra e me benzinë por që ka edhe një motor elektrik për të reduktuar harxhimin e karburantit. Si rezultat i këtyre dy motorëve, GLE 450 4MATIC ka 362 kuajfuqi e shpejtësinë nga 0 në 100 km/h e arrin për 5.7 sekonda, ndërsa çmimi fillestar për të është 70 mijë euro, transmeton koha.net.

Më vonë pritet të ofrohen edhe motorë të tjerë me të, si GLE 350 d e 400d, ndërsa ai AMG nuk pritet të lansohet deri në 2020-ën.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy