Rukiqi: Në ekonomi mungojnë njerëzit e kualifikuar
Autori: Gazeta inFokus
11:34 | 26 October 2018
Problemi më i madh i ekonomisë kosovare nuk është klima politike, apo sasia e investimeve, por mungesa e njerëzve që janë të përgatitur për tregun e punës dhe që kanë ato aftësi që kërkohen në ekonominë e sotme.
Kështu u shpreh kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi në konferencën “Sistemi i arsimit, tregu i punës dhe zhvillimi ekonomik: Sfidat dhe perspektivat” të organizuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës.
Kryetari i OEK e ka analizuar situatën në një qasje pak më ndryshe, duke vënë theksin te mungesa e shkathtësive dhe njohurive që lidhen me tregun e punës.
“Nga disa kontakte dhe përvoja që kam pasur, ka parë që problemi kryesor i papunësisë nuk është aq mjedisi politik, apo diçka tjetër, por mungesa e kualifikimeve dhe shkathtësive që kërkohen nga tregu i punës”, ka nënvizuar Rukiqi.
Rektori i UP-së Marjan Dema tha se institucioni që ai drejton është një fazë tranzicioni, pa harruar të kujtojë se megjithatë, sipas tij UP mbetet shtylla e arsimit të lartë në Kosovë.
Sipas tij investimi në arsim është investimi më i mirë. Ai ka kujtuar se arsimi nuk është zgjidhje për të gjitha problemet, por të gjitha zgjidhjet kanë nevojë për arsimin.
Dema ka thënë se vizioni strategjik i UP është lidhja e tregut të punës me programet studimore.
“Up është në një proces të ndryshimit nga një institucion ku rëndësi i kushtohet diplomave, notave në një institucion që lidhet më tepër me punën, biznesin”, tha Dema.
Zëvendësministri i Arsimit Heset Sahiti duke vlerësuar lart këtë konferencë, ka shprehur bindjen se kjo ngjarje dhe të tilla si kjo, janë në gjendje të detektojnë problemet dhe të japin alternativa të vlefshme që çojnë në zhvillim ekonomik dhe një sistem edukimi që është në funksion të tregut të punës dhe jep ndihmën e tij për zhvillimin ekonomik./

T� tjera
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...































