Vuçiq: Të gjithë shqiptarët janë ‘nervozë’
Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 24 October 2018
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq, ka komentuar deklaratën e Komisionierit Evroian, Johannes Hahn, i cili ditë më parë tha se Kosova nuk është kushti i vetëm i Serbisë për t’u antarësuar në Bashkim Evropian.
Vuçiq shpjegoi se Hahn po i referohej reformave dhe sundimit të ligjit, por sipas tij Kosova është problemi më i madh dhe i vetëm i Serbisë për të hyrë në BE.
“Krerët e BE-së nuk duan ta thonë këtë sepse e dinë se ata marrin pikë negative kur flasin për Kosovën. Ne mbajmë një sy në gjithçka që po ndodh në BE, ne jemi në rrugën evropiane, sepse duam të kemi një shoqëri demokratike, por problemi ynë më i madh është Kosova”, tha Vuçiq.
Sipas medias serbe b92, Ai po ashtu tha se është e rëndësishme që të normalizohen marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit dhe shtoi se të gjithë shqiptarët janë “nervozë”.
“Ne duhet të jemi një shoqëri demokratike dhe duhet ta rregullojmë problemin me Kosovën, por që të jetë e qartë, njerëzit duhet ta dinë se ekonomia jonë mund të ecë përpara vetëm nëse kemi paqe dhe stabilitet, por duke besuar se përveç vrasjes së Ivanoviçit, në vitet e fundit nuk kemi pasur ngjarje të tilla të rënda në Kosovë. Këto biseda janë të vështira, njerëzit duhet të kuptojnë se shqiptarët janë të gjithë nervozë, veçanërisht nëse nuk hyjnë në INTERPOL dhe nëse ata hyjnë dhe nuk do të duan kompromise”, tha ai.
Ai tha se Serbia dëshiron një kompromis me shqiptarët e Kosovës, por që tani është e qartë se do të jetë pothuajse e pamundur të vijë për shkak të atmosferës politike në Serbinë qendrore dhe në Kosovë.
Të tjera
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...
-
Krasniqi: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard ...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...