Dema: Duhet ndryshuar UP për të ndryshuar Kosova
Autori: Gazeta inFokus
11:53 | 24 October 2018
niversiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe UNICEF kanë organizuar një konferencë të përbashkët mbi “Ndërtimin e Partneritetit për Ndryshime Pozitive Sociale në Kosovë”.
Rektor i UP-së, Marjan Dema, tha se ndryshimet në Kosovë duhet të fillojnë qysh nga universiteti që ai e udhëheq.
“Si ithtar i punës vullnetare mendoj se çdo student duhet të bëjë punë vullnetare, sepse studentet janë shtylla kryesore e shoqërisë tonë. Shërbimi për komunitetin në baza vullnetare është një vlerë, ta kalojmë rolin dhënësit në rolin e marrësit. UP-ja dëshiroj të udhëhiqet nga transparenca dhe llogaridhënia, andaj ne jemi duke punuar fuqishëm në transformimin e këtij institucioni, sepse pa ndryshime në universitet, nuk ka ndryshime në Kosovë”, tha Dema.
Demaj po ashtu ka ftuar edhe rektorët e universiteteve të tjera si ato publike dhe private që t’i bashkohen kësaj iniciative për ndryshime në shoqëri.
Kurse, shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin tha se kjo iniciativë do t’iu ndihmojë të rinjve të jenë më produktiv.
“Të rinjtë po i nënshtrohen transformimeve të digjitalizimit dhe lidhen me platforma digjitale dhe duhet t’i harmonizojmë programet e të rinjve dhe të mobilizojmë vullnetaret, të cilët janë të angazhuar në transformime pozitive. Ne si UNICEF mund ti ndihmojmë studentëve të Kosovës të kontribuojnë në komunitetin e tyre. Ky takim është bërë për të eksploruar mundësitë që ne mund t’i ofrojmë. Së bashku me akademinë mund të realizojmë këto ndryshime dhe do t’i ndihmojnë të rinjtë të jenë sa më produktivë dhe energjikë. Qëllimi ynë është që t’i lidhim studentët e universiteteve me akademinë për ndryshime në shoqëri”, tha Sahin.
James Mugaju, zëvendësshefi i UNICEF-it kërkoi krijimin e një hapësire për dialog për ndryshimet pozitive në shoqëri.
“Qëllimi i takimit nuk është të bëjmë prezantime, por të krijojmë hapësirë për një dialog dhe të bisedojmë për ndryshimet pozitive në shoqëri. Ne vetëm duhet të flasim dhe pajtohemi se si mund të punojmë bashkërisht për transformimin shoqëror. Prosperiteti i Kosovës varet nga veprimet tuaja dhe sjelljet tuaja, veprimet e politikave dhe zgjedhjeve të politikave do të kufizojnë prosperitetin e Kosovës se sa do te jetë e përparuar Kosova sot dhe nesër”, tha ai.
Kjo konferencë një ditore është e hapur për të gjithë studentët e universiteteve publike dhe private, të cilët janë të interesuar të ndihmojnë komunitetin në baza vullnetare.

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...

































