Milaim Zeka kërcënohet me vdekje nga serbët, i vijnë mesazhe banale!
Autori: Gazeta inFokus 19:27 | 22 October 2018
Deputeti i Kuvendit të Kosovës Milaim Zeka, i cili vie nga radhët e Nismës Socialdemokrate ka bërë të ditur se ka pranuar kërcënime nga shtetas serbë, persona të panjohur për të.
Kështu lënë të kuptojnë edhe mesazhet që deputeti Milaim Zeka ka marr sot nga përdoruesi i facebook me emrin Milovan Ivaniseviq.
”Ti q** krejt çka i ke të gjallë dhe të vdekur. Kallxom o p** ku të vijë vetëm më trego vendin”, i është thënë deputetit Zeka në mesazhin e parë.
Ndërsa më pas ai ka pranuar edhe një mesazh tjetër kërcënues nga një serb tjetër i cili sipas të dhënave të tij në Facebook, ai është nga Beogradi.
”Po e shoh që ju keni folur shumë për serbët dhe supozojë që dhe ju keni votuar pro transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës. Mos luani me ne! Nëse ju hyni në Veri ne do të kthehemi në Kaçanik e Prizren… ”, thuhet në mesazhin të cilin Milaim Zeka e ka pranuar në llogarinë e tij në facebook
Në lidhje me këto kërcënime, Deputeti Milaim Zeka ka folur për Klanin, por ai nuk komentuar asgjë rreth personave të cilët kanë shkruar në adresë të tij.
”Asnjë koment për ta. Janë organet e sigurisë që duhet me u marrë me këtë punë” ka thënë Zeka.
E gjithë kjo ndodhi pasi deputeti Milaim Zeka pati një reagim në Facebook, në lidhje me sulmin në Istog ndaj pelegrinëve serbë.
Ndryshe, gjatë ditës, sot Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka bërë të ditur se është kërcënuar pikërisht nga serbët. Sipas tij, ky kërcënim i erdhi për shkak të Urës së Ibrit.
Të tjera
-
Kusari ‘godet’ Tërnavën: S’mundet me ia imponu Kuvendit orientimin fetar
Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka fo...
-
Kusari-Lila garanton që Dejona Mihali nuk shkruan fjalime për deputetët e VV-së
Mimoza Kusari- Lila, shefe e Grupit Parlamentar të VV’së, në “Pressing” të T7...
-
Themelohet shoqata sportive e Policisë së Kosovës
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka ndërmarrë in...
-
Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT priti në takim, zv. Ambasadorin e Republikës Federale Gjermane
Ndër të tjera Kryeshefi informoi zv. Ambasadorin rreth përgatitjeve për imple...
-
“Call Center”, dëm 10 milion euro/ Goditet rrjeti i mashtrimeve në Europë, mbi 10 mijë raste, përfshihet edhe Kosova
Një operacion ndërkombëtar është finalizuar në datën 18 Prill 2024, në Shqipë...
-
Vuçiq: Pas votimit për Kosovën në Këshillin e Evropës, do të shohim se cilët janë miqtë e vërtetë të Serbisë
Presidenti serb Aleksandër Vuçiq tha se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me ...
-
Osmani e Hovenier flasin për rrugëtimin e Kosovës drejt Këshillit të Evropës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Shtetev...
-
Gjendet një person i vd ekur në Gjakovë, policia nis hetimet
Një person, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është gjetur pa she...
-
Kastrati vendos ‘delen’ mbi foltore: Qeveria po mashtron por populli nuk është dele
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, teksa kritikoi Qeverinë dhe kryeministrin...
-
E dhimbshme, Vd*es tragjikisht në vendin e punës mërgimtari 30-vjeçar nga Malisheva
Ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës në Belgjikë, 30-vjeçari, Arian ...
-
Kosova afër anëtarësimit për në KiE, Serwer: Beogradi mund të humbasë betejën
Profesori Daniel Serwer, i njohur për ekspertizën e tij në menaxhimin e konfl...
-
Bajrami: S’mund të thuhet që Kurti është i pakorruptuar, kur ai mbron secilin skandal në qeverinë e tij
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami kur dhe po flasin për Raportin e DASH-it ...