Kosova ia she sherrin djalit të Shpend Maxhunit
Autori: Gazeta inFokus
17:01 | 22 Tetor 2018
Kosova po pret që muajin e ardhshëm në Emiratet e Bashkuara Arabe të bëhet pjesë e një organizate të rëndësishme ndërkombëtare –Interpolit. Një zyrtar i involvuar në procesin e anëtarësimit, në kushte anonimiteti, i ka thënë Gazetës se një dëm të madh këtij procesi ia ka bërë edhe policia e Kosovës e cila e shkarkoi nga përgjegjësia djalit e shefit të AKI’së Shpend Maxhunit, të cilit 10 ditë më parë, iu gjetën drogë e armë në veturë. Deputeti i LDK’së Anton Quni thotë ajo çfarë ka bërë policia e komprometon procesin e anëtarësimit në organizatën ndërkombëtare të policisë.
Mobilizimi i Policisë dhe Prokurorisë për ta shfajësuar djalin e Shpend Maxhunit, të cilit 10 ditë më parë i ishte gjetur armë dhe drogë në veturë mund të jetë edhe një shqetësim shtesë në anëtarësimin e Kosovës në Interpol.
Një zyrtar i angazhuar në procesin e Kosovës për pranimin në Interpol i ka thënë Gazetës Express, në kushte anonimiteti, se skandali me shfajësimin e 20-vjecarit nga Policia, që doli të jetë djali i shefit të AKI’së, del të jetë edhe një pengesë tjetër që ky institucion i sigurisë të jetë pjesë e Interpolit prej nëntorit. Ndërsa, Kosova synon që Policia e saj do të bëhet pjesë e kësaj organizate ndërkombëtare më 20 nëntor të këtij viti, kur edhe mbahet Asambleja e Përgjithshme në Emiratet e Bashkuara.
Gjetja e armës dhe substancave narkotike te një 20 vjecar, do të ishte veç një rast tjetër që shkon në procedura të rregullta të Policisë së Kosovës, sikur ai të mos ishte djali i shefit të AKI’së, e sikur Policia e Prokuroria të mos ndryshonin faktet pas një jave kur një rast i tillë u bë publik nga media.
Bëhet fjalë për Shpëtim Maxhunin, djalin e shefit të AKI’së, Shpend Maxhunit, i cili me datë 12 tetor, derisa po voziste veturën në pronësi të gjyshit të tij, iu gjetën armë pa leje dhe substanca narkotike të llojit marihuanë.
Në raportin policor të ditës kur Policia e kishte ndaluar Shpëtim Maxhunin, raportohej për një të dyshuar, të cilit i ishte gjetur armë e drogë në veturë në Zllatar. Ndërsa kur në media u nxor se ‘i dyshuari’ ishte djali i Shpend Maxhunit, policia sqaroi se as arma e as substanca narkotike nuk ishin të Shpëtimit, por të dy personave të tjerë që ishin me të në veturë.
“Njësia policore gjatë kontrollimit të dyshuarit mashkull K-shqiptar i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me katër fishek dhe një thikë”, thuhej në raportin e para 10 ditëve.
Policia e Kosovës fillimisht nuk e kishte dorëzuar kallëzim penal në Prokurori, derisa kjo u raportua nga mediat. Më pas, institucionet u mobilizuan në ‘shfajësimin” e djalit të Shpend Maxhunit. Në raportin shpjegues të Policisë, të lëshuar një javë pas rastit, thuhej se kushëriri i Maxhunëve ka deklaruar se arma është e tij, ndërsa personi tjetër që ka qenë në veturë ka marrë përsipër posedimin e substancës.
“Në veturë kanë qenë tre persona, atë e ka drejtuar djali i Shpend Maxhunit, ndërsa xhaketa me revole ka qenë e Rinorit. Kushëriri i tij Rinori ka deklaruar se xhaketa dhe arma pa leje ishte e tij sipas informacioneve të fundit të cilat i mora. Droga e llojit marihuanë që është gjetur në cigare është gjetur të një person tjetër i cili ka qenë jashtë automjetit, kur është kontrollu ju ka gjet atij”, tha Berisha.
Anton Quni, deputet i LDK’së dhe anëtar i Komisionit për Mbikqyrjen e AKI’së ka thënë sot për Gazetën Express se ndërhyrjet e komprometojnë procesin e anëtarësimit në INTERPOL, ndërsa kërkon nga Inspektorati Policor që sa më shpejtë të publikojë të gjeturat lidhur me rastin e djalit të Shpend Maxhunit.
“Çdo ndërhyrje e jashtëligjshme e zyrtarëve shtetëror në punën dhe veprimin e institucioneve dhe organizatave të sundimit të rendit dhe ligjit e komprometon përpjekjen për të qenë anëtare e Interpolit”, ka thënë Quni.
“Në rastin në fjalë është mirë që Inspektorati Policor i Kosovës sa me shpejtë të publikojë të gjeturat nëse është punuar sipas procedurave dhe a janë respektuar ligjet ne fuqi”, ka shtuar ai.
Ai thotë se duhet të sanksionohen raste të tilla për të dëshmuar që Kosova është e denjë që të jetë pjesë e INTERPOL’it.
“Çdo ndërhyrje në procedimin e rastit do të duhej të sanksionohej nder të tjera edhe për të dëshmuar se jemi të denjë për të qenë pjesë e Interpolit”, ka thënë deputeti i LDK’së.
Lëvizja Vetëvendosje i ka konsideruar të gjitha këto përpjekje e institucioneve të sigurisë për të fshehur të vërtetën për rastin e arrestimit të djalit të Drejtorit të AKI-së Shpend Maxhunit.
Ndërkaq, asnjë nga liderët institucionalë nuk ka komentuar këtë devijm të informatave për rastit e djalit të shefit të AKI’së, që për shumë vjet drejtoi Policinë e Kosovës.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë të shtunën se është mirë të pritet derisa të hetohet rasti.
Ndërsa presidenti, i cili ka treguar gjithmonë afërsi me Maxhunin, ka thënë të hënën se do të presin derisa mekanizmat përkatës ta hetojnë rastin, kur është pyetur nga gazetari i T7 për skandalin me djalin e shefit të AKI’së.
“I përcjell të gjitha zhvillimet edhe politike, edhe në aspektin e sigurisë në Republikën e Kosovës. Pres që të gjitha autoritetet përkatëse që kanë përgjegjësi, të shikojnë në hollësi të gjitha zhvillimet dhe ndërkohë ne do të jemi këtu”, është përgjigjur presidenti.

T� tjera
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...



























