Kosova në pritje të vendimit të BE-së për liberalizimin e vizave
Autori: Gazeta inFokus 09:10 | 20 October 2018
Kosova është në pritje të vendimit të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave.
Krerët e institucioneve të Kosovës presin që vendimi i BE-së për vizat të merret këtë vit.
Kurse njohës të integrimeve evropiane thonë se skenari më i mundshëm për liberalizimin e vizave do të ishte që të ketë vendimmarrje në institucionet e BE-së brenda vitit 2018, kurse lëvizja e lirë të nisë nga mesi i vitit 2019.
Ani pse Kosova tanimë është shumë afër liberalizimit të vizave dhe i ka përmbushur pothuajse të gjitha kushtet e kërkuara për këtë proces, ka zëra që thonë se kosovarët nuk do të mund të lëvizin lirshëm në shtetet e zonës Shengen deri në fund të vitit 2019.
Megjithatë, kryeministri Ramush Haradinaj në një prononcim për Radio Kosovën është shprehur optimist se liberalizimi i vizave do të ndodhë këtë vit.
“Ka zëra që edhe mund të bëhet sivjet”, tha kryeministri Haradinaj.
Ndërkaq, analisti Emrush Ujkani tha për Radio Kosovën se korrupsioni nuk mund të jetë pengesë për liberalizim të vizave, meqë si dukuri nuk mund të zhbëhet. Sipas tij, mos harmonizimi i qëndrimeve brenda shteteve të BE-së, është një lloj përpjekjeje për të gjetur justifikim në rast të mos liberalizimit të vizave.
“Nuk është i zhbëmë dhe nuk mund të zhbëhet në asnjë vend të botës dhe nuk mendoj që është pengesë tani. Por mendoj se mos harmonizimi i qëndrimit brendapërbrenda Bashkimit Evropian është njëfarë forme që të gjenden argumente diku tjetër për të justifikuar, apo për krijimin e një alibie në qoftë se nuk vije deri te ajo. Unë nuk po them që nuk do të vijë, por përderisa nuk ka vendimmarrje, të dyja janë të mundshme”, tha ai.
Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, konsideron se Kosova është në rrugë të duhur për të marrë liberalizimin sa më shpejt. Ajo thotë se nuk mund të parashikojnë nëse Këshilli i Ministrave të BE-së do të votojë pro liberalizmit të vizave për kosovarët.
“Shumë prej shteteve janë duke na përkrahur. Disa prej tyre i kanë hezitimet e tyre, por në anën tjetër ende nuk ka asgjë nëse mund të shtyhet apo se ka gjasa të tilla. Ende jemi brenda afateve kohore nëpër të cilat kanë kaluar edhe shtetet e tjera gjatë këtij procesi”, theksoi ministrja Hoxha.
Ndryshe Ministria e Integrimeve ka nisur fushatën vetëdijesuese për përgatitjen e qytetarëve se çfarë është liberalizimi i vizave dhe çfarë janë mundësitë që ofron ky proces.
Rezultatet e raportit të “Eurostat” thonë se Kosova nuk bën pjesë në 30 top vendet me numër të madh të azilkërkuesve, që do të thotë se qytetarët e vendit tonë nuk do të keqpërdorin këtë proces.
Të tjera
-
Rama në Londër: Nismë ligjore për të regjistruar fëmijët e shqiptarëve që erdhën në Angli si refugjatë nga Kosova
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se qeveria do të ndërmarrë n...
-
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Gjatë një feste ortodokse sot në Manastirin e Deçanit, Policia e Kosovës ka h...
-
Kontratat një-burimore, Miftaraj: Janë burimi kryesor i korrupsionit, por kur ska Prokurori, kontabilistat, pecat e specat bëjnë hajgare me popull
Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, komentoi mbi çës...
-
Osmani e Maqedonci takojnë Bauer: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, i domosdoshëm
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci së bashku me presidenten Vjosa Osmani po...
-
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import të veturave
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro. Nga Amerika e Veriut dhe e Jugut, ...
-
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Osmani thotë se Kanadaja ka aprovuar kërkesën e saj për Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Presidentja Vjosa Osmani njoftoi për “një lajm të mrekullueshëm” nga Hali...
-
Hamza: Bashkatdhetarët në Këln u bashkuan me ne për ta bërë Kosovën më të mirë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka mbajtur tubim me bashkatd...
-
Vdes tragjikisht një 25-vjeçar në Prizren, i ra metali në kokë derisa po punonte
Një 25-vjeçar nga fshati Vragoli i Fushë Kosovës vdiq tragjikisht pasditen e ...
-
Limaj: Të zgjohemi për ta shpëtuar Kosovën, ata donin që historia të niste me ta sepse s’kanë kurrfarë historie
Kryetari i Nismës Socialdemokrate tha se “shtë koha e rezultateve dhe jo e fj...
-
Murati – Bajramit: S’ka asgjë të paligjshme në kontratat me procedurë të negociuar, sipas teje qenkan hajni
Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se nënrkyetarja e LDK-së, Hykmet...
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka n...