Lajme

Mediet serbe raportojnë për ushtrinë, përmendin burgun dhe akuzat e Sylejman Selimit e Agim Çekut

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 19 October 2018

Mediet serbe i kanë kushtuar kujdes të veçantë raportimit për procesin e formimit të ushtrisë në Kosovë.

Ata të enjten kanë ndjekur hap pas hapi kalimin e tri projektligjeve për FSK-në, raporton Gazeta inFokus.

Ndërsa të premten gazeta serbe Tanjug ka shkruar se Kosova po formon ushtri mbi themelet e UÇK-së.

-Advertisement-

E nuk kanë lënë pa përmendur edhe Agim Çekun e Sylejman Selimin si dy komandat të UÇK-së.

Por që këtë herë ata kanë zgjedhur të raportojnë për dënimin me burg të cilin po e vuan Sylejman Selimi dhe dyshimet se Agim Çeku është i përfshirë për keqpërdorime të listave të veteranëve të UÇK-së.

“Komandanti i parë i Trupave Mbrojtëse të ishte Agim Çeku, trashëguar nga më vonë Sulejman Selimi, i cili është aktualisht në burg për krimet e kryera gjatë luftës, ndërsa Çeku është i akuzuar për keqpërdorim të listave të veteranëve të UÇK-së, e cila është paguar për një pension të luftës të disa muaj më parë.”, ka shkruat Tanjug.

Ndryshe Kuvendi i Kosovës të enjten në leximin e parë ka miratuar tri projektligjet për FSK-në./Gazeta Infokus/

Lexo edhe: Përmbledhje e të gjitha lajmeve për transformimin e FSK-së në Ushtri

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera