Tri raste të reja me HIV/Aids në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 19 October 2018
Tri raste të reja të prekura me virusin HIV/AIDS, janë diagnostikuar gjatë këtij viti në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Janë gjithsej mbi 30 raste me të prekur me këtë virus në Kosovë. Të prekurit nga ky virus, terapinë e marrin në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Kosova hyn në vendet me përqindje të ulët të personave të prekur nga virusi HIV/AIDS. Në aspektin global, gjatë vitit të kaluar, nga virusi HIV-AIDS-it kanë vdekur rreth një milion njerëz. Ekspertët parashikojnë që deri në vitin 2030, me virusin HIV do të infektohen rreth 100 milionë njerëz në botë.
Në Kosovë që prej diagnostikimit të rastit të parë, kanë vdekur rreth 50 persona. Megjithatë Alban Gjonbalaj, udhëheqës i Asociacionit Kosovar të Personave që jetojnë me HIV në Kosovë, thotë se situata e të prekurve me virusin e HIV, po përmirësohet ndër vite.
Ai përmend edhe një lajm të mirë për kosovarët, duke potencuar faktin se analizat laboratorike që janë dërguar me vite në Francë për diagnostikim të virusit, tashmë po kryhen në Kosovë.
“Në Kosovë situata është në përmirësim e sipër. Analizat laboratorike po bëhen në këtu, e që më herët i kemi dërguar në Francë. Terapia është në përmirësim e sipër dhe pritet që numri i barnave të rritet në mënyrë që të jenë në dispozicion për pacientët. Raste të reja ka, ndonëse nuk ka shumë. Është një vazhdimësi e trendit, e që janë 1 deri në 3 persona të rinj që diagnostikohen në vit në Kosovë”, tha Gjonbalaj.
Ndonëse ka terapi retroviale, e që shërben për trajtimin e personave të prekur me HIV, mangësi mbetet te terapia për fëmijët. Izet Sadiku infektolog, i tha Radios Evropa e Lirë se janë tre fëmijë në Kosovë që janë paraqitur për terapi, por ajo mungon. Dy prej tyre, tashmë janë larguar nga Kosova.
“Kosova vazhdon të jetë në grupin e shteteve që bën pjesë me prevalencë të ulët, përkundër asaj që vërehet një tendencë e shtimit të numrit. Prej vitit 2000 ka filluar të shtohet numri i të diagnostikuarve, ku këtë vit janë 3 raste të reja. Sa i përket terapisë, të gjithë ata që vlerësohen se duhet të marrin, e kanë në Klinikën Infektive falas, dhe gjatë gjithë kohës klinika ka qenë e furnizuar. Një problem që po na përcjell prej vitesh është mungesa e terapisë për fëmijë, e që mungon”, tha Sadiku.
“Kanë qenë dy fëmijë që janë diagnostikuar në Klinikën Infektive, por që ata tash jetojnë jashtë Kosovës dhe atje e marrin terapinë. Ndërkaq, këtë vit është diagnostikuar edhe një fëmijë, por që pesha trupore atë e lejon të merr terapi retrovirale, pra terapinë e të rriturve, dhe ai ka vazhduar të trajtohet”, theksoi Sadiku.
Nga viti 1986, kur ishte identifikuar rasti i parë në Kosovë , sipas shënimeve të Klinikës, me virusin HIV/AIDS, janë infektuar mbi 100 persona.
Sidoqoftë një nga donacionet e mëdha që ka mbështetur sistemin shëndetësor në Kosovë ndër vite është edhe Fondi Global, ku fokusi ka qenë në parandalimin si dhe trajtimin e të sëmurëve me HIV/AIDS, dhe tuberkuloz. Për këto sëmundje ndahen çdo pesë vjet nga 5 milionë euro.
Të tjera
-
Tregu i përbashkët europian, 1 miliard euro drejt Shqipërisë
Marrëveshja që i lejon Shqipërisë të jetë pjesë e tregut të Përbashkët të Bas...
-
“Prishtina me Skënderbeun”, manifestim i madh për ditëlindjen e heroit
Për nder të ditëlindjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu,...
-
Së shpejti Kosova me Agjenci për Siguri Kibernetike
Së shpejti pritet të funksionalizohet Agjencia për Siguri Kibernetike në kuad...
-
I akuzon për vjedhje të pronave, Lista Serbe bën thirrje për arrestimin e Vokrrit, Hetemit e Radomiroviqit
Lista Serbe në një njoftim të fundit ka bërë thirrje për arrestimin e zëvendë...
-
Dyfishohen rastet e fruthit brenda një viti në mbarë botën
Numri i rasteve të fruthit në të gjithë botën pothuajse u dyfishua nga viti 2...
-
Shtëpia e poetit Ymer Elshani do të kthehet në muze
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka...
-
Të shtëna me ármë te lokali “Hamari”në Prishtinë, Policia gjen disa gëzhoja në vendngjarje
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në orët e para të mëngjesit të sotëm te...
-
Ndriçimi smart në kryeqytet, LVV: Tenderi shkon në dëm të buxhetit të komunës
Kordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Brovina, në një konfe...
-
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Tkurret numri i shtimit të popullsisë në Kosovë vit pas viti. Në dekadat e fu...
-
Vetëvendosje në Prishtinë mban konferencë për media, ka disa akuza për Ramën
Arben Brovina, koordinator i nën komiteteve të lëvizjes Vetvendosje, qendra n...
-
Petkoviqi: Anëtarësimi i Kosovës në KiE operacion kundër Serbisë
Operacion kryesisht të drejtuar kundër Serbisë dhe popullit serb, e ka quajtu...
-
Sa ḁrmë pa leje kanë kosovarët?
Armët pa leje në duart e qytetarëve të Kosovës, paraqesin rrezik serioz, thon...